Dinamika e atentatit ndaj boksierit! Autori qëlloi 3 plumba drejt Range Rover dhe u largua me makinë! Shënjestra Arjon Kajoshi braktisi mjetin e iku me vrap pas të shtënave

Sep 7, 2024 | 14:09
SHPËRNDAJE

Është zbardhur dinamika e atentatit ndaj boksierit Arjon Kajoshi, ndaj të cilit u qëllua me armë në lagjen Partizani në Shkodër, teksa udhëtonte me një mjet tip Range Rover.

Autori i dyshuar Alban Bruçi mësohet se ka qenë me makinë dhe ka qëlluar 3 herë drejt mjetit luksoz, në xhamin e pasëm dhe tek goma e shoferit.

Pasi qëlloi me armë, ai është larguar me automjet në drejtim të lagjes Rus.

Ndërsa boksieri mësohet se mbante një kapele në kokë dhe ka ikur me vrap nga vendngjarja duke braktisur Range Rover.

Dyshohet se Alban Bruçi ka qëlluar me armë zjarri nga Range Rove ku udhëtonte boksieri si shenjë hakmarrje.

Raportohet se babai i autorit të dyshuar është dhunuar më 3 qershor dhe autor i dyshuar është vëllai i boksierit, Arlind Kajoshi. Ky i fundit është në kërkim nga policia prej asaj kohe.

LEXONI EDHE: Atentati ndaj boksierit Arjon Kajoshi, identifikohet autori i dyshuar! Vëllai i shënjestrës i dhunoi të atin 3 muaj më parë (Emri)

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura