Këngëtarja e njohur Irma Libohova është një ndër atistet më të dashura nga publiku shqiptar.
Ditën e sotme ajo ishte ftuar në emisionin “Wake Up”, ku foli për bashkëshortin e saj të ndjerë, Besnik Kaso.
Teksa tregoi një histori të orës që i sjell kujtime nga ai, Irma tha se personi i saj i zemrës ishte një njeri i respektueshëm dhe i kulturuar, i cili sipas saj ai e dinte se çfarë është familja dhe gruaja.
”Në momentin që po vija sot këtu, im shoq ka qenë koleksionisht orash, i donte shumë orat dhe kishte lloj-lloj. Po kontrolloja dhe mora një nga orat, dhe ora që preka ishte një orë, s’ka rëndësi firma, ngaqë ne udhëtonim shpesh ora është me të dyja kohët, domethënë brenda orës ka dy ora. Një e vinim në Amerikë kur shkonim atëherë dhe një me orën e Europës. E nxora, thashë ta vë, por jo sepse më sjell nëpër kujtime dhe e lashë prapë aty dhe mora këtë. Ka qenë një njeri që rrinte me libër, gjëdhiheshe, flinte, zgjoheshe me libër me vete. Njeri i formuar, i kulturuar që ka ditur çfarë është respekti, çfarë është gruaja, si respektohet, çfarë është familja. Si i bëj tani këto analiza, dikur i kam pasur në të gjithë jetën time si kurorë të bukur, sot i kujtoj thjesht si…. (përlotet).”- tha Irma.
Kujtojmë se Besniku ndërroj jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë, ndërsa çifti kishin 32-vite martesë, nga e cila kanë edhe një djalë që quhet Ataol.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al