Nutricionistja e njohur Diola Dosti po jeton dashurinë e saj me biznesmenin Erolld Belegu prej disa muajsh.
Diola dhe Erolldi janë ai çifti të cilëve ju pëlqen që shpesh të ndajnë fotografi dhe momente nga jeta private dhe intime për ndjekësit në Instagram.
Së fundmi Diola Dosti ka ndarë një fotografi, ku krah për krah me partnerin uron festat e fundvitit.
“Nga shtëpia jonë, në zemrat tuaja, duke ju uruar dashuri dhe gëzim në këtë sezon festash”- shkruan nutricionistja shqiptare.
Por ajo që ngre dyshime është se Diola e veshur me një fustan të bardhë shihet me barkun pak të rrumbullakosur, kjo ka bërë që ndjekësit ta urojnë për një shtatzëni të mbarë.
Dyshimet sot u përforcuan më shumë, pasi edhe në disa fotografi të ndara disa ditë më herët, dukej se Diola është në pritje të ëmbël.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al