“Diplomaci Parlamentare”- Spiropali takime me ambasadorët e Shqipërisë në Austri, Hungari, Këshillin e Evropës dhe Itali

Aug 27, 2024 | 20:36
SHPËRNDAJE

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti në Kryesinë e Kuvendit, Ambasadorin e Shqipërisë në Austri, Fate Velaj, Ambasadorin në Hungari, Ilirian Kuka, Ambasadorin në Këshillin e Evropës, Dastid Koreshi, dhe Ambasadoren në Itali, Anila Bitri Lani.

457445058_1069342967891470_1750123700062901258_n
Me Ambasadorin e Shqipërisë në Austri, Fate Velaj, Kryetarja Spiropali diskutoi mbi vijimin e bashkëpunimit të shkëlyer të Kuvendit me Këshillin Kombëtar të Austrisë dhe aktivitetet në zbatim të Marrëveshjes së Bashkëpunimit mes dy parlamenteve.

Me Ambasadorin e Shqipërisë në Hungari, Ilirian Kuka, Spiropali diskutoi mbi intensifikimin e bashkëpunimit shumë të mirë parlamentar dypalësh, mbështetjen e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE gjatë Presidencës  Hungareze si edhe kontributin e Hungarisë për mbështetjen e Shqipërisë dhe të rajonit të Ballkanit Perëndimor nga vendet e Grupit të Vishegradit.

Me Ambasadorin e Shqipërisë në Këshillin e Evropës, Dastid Koreshi, Spiropali shkëmbeu mendime mbi bashkëpunimin e Kuvendit me KiE dhe Asamblenë Parlamentare, ndjekjen e zbatimit të rekomandimeve pas daljes së Shqipërisë nga sistemi i monitorimit të përhershëm të KiE si edhe vijimin e përpjekjeve dhe të lobimit për pranimin e Kosovës në KiE.

Me Anila Bitri Lanin, Ambasadore në Itali, biseda u përqëndrua në bashkëpunimin e Kuvendit  me Dhomën e Deputetëve dhe Senatin e Italisë dhe mbështetjen e bashkëpunimit dypalësh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura