Konsultimet me Presidentin, përfundon takimi i përfaqësuesve të PL-së dhe Bajram Begaj! Tedi Blushi: Çdo datë është e pranueshme përveç… Zbardhen diskutimet

Nov 21, 2024 | 13:00
SHPËRNDAJE

Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar takime me përfaqësuesit e Partisë së Lirisë për të diskutuar mbi datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

tedi blushi erisa presidence

Pas përfundimit të takimit, ku ishte e pranishme edhe zv.Presidentja e PL-së, Erisa Xhixho, Tedi Blushi u shpreh se çdo datë për ta është e pranishme përveç asaj të caktuar nga Taulant Balla.

“Sa i përket ditës së zgjedhjeve, qëndrimi i Partisë së lirisë, i shprehur qartësisht në këtë takim, ishte që për ne është e pranueshme cdo datë, përvec datës së caktuar nga Taulant Balla”, tha Sekretari i Përgjithshëm i PL-së.

Ai shtoi se: “Kjo është një mundësi edhe për Institucionin e Presidentit të Republikës për të treguar qartësisht një pavarësi nga pretendimi se ky Institucion mund të jetë kthyer në një “Noter” të dytë pas Kuvendit, të mazhorancës.”

Gjithashtu theksoi se gjatë takimit me Bajram Begaj shprehur shqetësimin për mungesën e reagimit të institucionit të Presidencës për arrestimin e Ilir Metës.

“Shpreha qëndrimin në emër të Partisë së Lirisë, më saktë shqetësimin për mungesën e një reagimi Institucional nga ana e Presidentit të Republikës, sa i përket rrëmbimit kriminal dhe banditesk të ish-Presidentit të Republikës, Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta”, u shpreh Tedi Blushi, teksa shtoi: “Ky reagim duhet të kishte ndodhur në respekt të këtij Institucioni, në respekt të Statusit të vecantë që ka Presidenti Meta, si ish-President I Republikës, jeta e të cilit mbrohet edhe nga Garda e Republikës.
E shpreha me forcë këtë shqetësim në mungesë të një reagimi.”

 

Takimi në Presidencë me përfaqësuesit e Partisë së Lirisë, u zhvillua në mungesë të Ilir Metës për shkak se ndodhet në paraburgim.

Kujtojmë se një ditë më parë Begaj u takua dhe me krerët e partive të vogla, të cilët propozuan datën 4 si më të përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve.

Në Presidencë një ditë më parë shkoi kreu i Aleanca Progresiste LZHK, Dashamir Shehi, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, kreu i Partia Agrare Ambientaliste, Agron Duka, kreu i Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, kreu i PDIU Shpëtim Idrizi dhe kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura