Dita e Flamurit bashkon Ramën dhe Kurtin në Vlorë, dy kryeministrat në ceremoninë e 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë

Nov 28, 2023 | 10:11
SHPËRNDAJE

Dita e Flamurit ka bërë bashkë në Vlorë, kryeministrin Edi Rama dhe homologun e tij të Kosovës, Albin Kurti.

Të pranishëm në ceremoninë simbolike të ngritjes së flamurit kuqezi në Vlorë kanë qenë të pranishëm edhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla.

Pas ceremonisë së ngritjes së flamurit, liderët e shtetit shqiptar, bashkë me Kryeministrin e Kosovës kanë vendosur kurora me lule në memorialin e Pavarësisë në Vlorë.

Më pas Begaj, Rama, Kurti dhe Nikolla janë takuar me qytetarët që ishin të pranishëm në këtë ceremoni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura