Dita Ndërkombëtare Përkujtimore e Holokaustit, Presidenti Begaj: Lutemi për miliona viktimat dhe që mynxyra të tilla të mos ndodhin kurrë më

Jan 27, 2025 | 10:42
SHPËRNDAJE

Presidenti i vendit Bajram Begaj, në Ditën Ndërkombëtare Përkujtimore të Holokaustit, është shprehur se shfarosja e miliona njerëzve prej mizorisë dhe urrejtjes djallëzore për shkak të besimit apo etnisë janë ana më e errët që rëndon përjetë ndërgjegjen e njerëzimit.

 

bajram Begaj

Begaj u shpreh se krimet e tmerrshme përkujtohen në mënyrë “që të mbeten në memorien tonë dhe të të gjithë botës si dëshmi e faktit se ku çon degradimi politik dhe verbimi pas ideologjive totalitare”.

“Lutemi për miliona viktimat e holokaustit dhe lutemi që kurrë më mynxyra të tilla të mos ndodhin”, u shpreh Kreu i Shtetit.

Postimi i plotë:

Krimet e përbindshme të gjenocidit, holokausti ndaj hebrenjve, shfarosja e miliona njerëzve prej mizorisë dhe urrejtjes djallëzore ndaj njerëzve për shkak të besimit apo etnisë janë ana më e errët që rëndon përjetë ndërgjegjen e njerëzimit.

Ne përkujtojme ato krime të tmerrshme në mënyrë që të mbeten në memorien tonë dhe të të gjithë botës si dëshmi e faktit se ku çon degradimi politik dhe verbimi pas ideologjive totalitare.

Populli ynë dëshmoi në kohën e luftës se shpirti i tij mbeti i pastër, mbrojti dhjetëra hebrenj nga persekutimi apo zhdukja, duke u bërë shembull i mrekullueshëm për gjithë historinë tonë.

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit, lutemi për miliona viktimat e holokaustit dhe lutemi që kurrë më mynxyra të tilla të mos ndodhin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura