Ditë e trishtë për futbollin vlonjat, ndahet nga jeta ish-futbollisti dhe trajneri legjendar

Oct 27, 2024 | 16:59
SHPËRNDAJE

Sot u nda nga jeta Skënder Brahimaj, një nga figurat më të dashura dhe legjendare të futbollit vlonjat.

s

Skënder Brahimaj u lind më 19 Shtator 1936 në Lepenicë të Vlorës. Në moshën 17 vjeçare nis karriera e tij futbollistile me ekipin e Flamurtarit.Në vitin 1962 shpallet nje nga 10 futbollistet më të mirë të Shqipërisë.

Karriera e tij futbollistike zgjati 13 vite. Më pas ai shërbeu si trajnier futbolli dhe mesues i edukimit fizik. Në mesin e viteve ‘80, Skënder Brahimaj emërohet trajnier i ekipit të Tepelenës. Ishte pikërisht aty ku ai zbuloi, përgatiti dhe ndihmoi në karrierën e tij, talentin Fotaq Strakosha.

Gjatë viteve  ‘90-2000, Skënder Brahimaj ka marrë në dorë drejtimin e ekipit te Flamurtarit, disa vite si trajnier e më pas edhe si shef i Klubit Flamurtari.

Profesor Skënder Brahimaj ka edukuar e përgatitur shumë breza futbollistësh të mirënjohur, si Uran Xhafa, Gëzim Troqe, Cane Ahmeti, Kreshnik Çipi e së fundmi Fotaq Strakosha.

Pasioni dhe përkushtimi për sportin e futbollit e ka kthyer Skënder Brahimaj në një nga legjendat e  këtij sporti, në qytetin e Vlorës dhe jo vetëm.

Përcjellia për në banesën e fundit bëhet nesër në ora 11, nga shtëpia e tij në lagjen Pavarësia, për në varrezat e Shërishtës.

WhatsApp Image 2024-10-27 at 16.34.22 WhatsApp Image 2024-10-27 at 16.34.21

4

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura