“Ditë pranvere në Skrapar”- Ilir Meta mesazh nga burgu: 12 vjet “Rilindje” mavi dhe mashtrime duhen ndëshkuar masivisht në 11 Maj

Dec 14, 2024 | 21:36
SHPËRNDAJE

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ndodhet në burg ka ndarë në rrjetin social Facebook një mesazh për të gjithë mbështetësit e tij.

arrestimi-i-ilir-meta-1-770x433Ilir Meta ka komentuar takimin që Partia e Lirisë zhvilloi sot me qytetarët e Skraparit.

Meta thotë se drejtuesit, anëtarët dhe simpatizantët e Partisë së Lirisë “provuan sot se krenarinë e skraparlinjve nuk e kanë thyer dot as pushtuesit më të egër dhe jo më sorrat e pabesa të “Rilindjes” të kalbur në themele e çdo qelizë të saj të kriminalizuar dhe të korruptuar.”

470208488_1128777791950788_583582898782223802_nNga qelia Meta kërkon që në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 qytetarët të rrezojnë pushtetin e socialistëve.

“Unë kam besim të plotë në përgjegjshmërinë e skraparlinjve për të ardhmen e vendit”, shkruan Meta në Facebook.

Postimi i plotë

Falenderim dhe mirënjohje për drejtuesit, anëtarët dhe simpatizantët qëndrestarë dhe patriotë të Partisë së Lirisë që provuan sot se krenarinë e skraparlinjve nuk e kanë thyer dot as pushtuesit më të egër dhe jo më sorrat e pabesa të “Rilindjes” të kalbur në themele e çdo qelizë të saj të kriminalizuar dhe të korruptuar.

12 vjet “Rilindje” mavi dhe mashtrime duhen ndëshkuar masivisht në 11 Maj dhe unë kam besim të plotë në përgjegjshmërinë e skraparlinjve për të ardhmen e vendit.

Pesë Prioritetet tona madhore për 4 milion shqiptarë plus i japin zgjidhje të drejtpërdrejtë problemeve më të mëdha që ka sot Skrapari sepse i japin fund shpopullimit të kësaj treve patriotike dhe me potenciale të jashtëzakonshme për zhvillim, përmes mbështetjes së fuqishme për bujqësinë dhe blegtorinë me pagesa të drejtpërdrejta, për të rinjtë dhe të rejat e mrekullueshëm, si edhe për pensionistët që aq shumë kanë kontribuar për zhvillimin e vendit.

Malet tona më të larta!

Kujtojmë se më 23 tetor të këtij viti Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar la në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj ish presidentit të Republikës, Ilir Meta, kryetar i Partisë së Lirisë.

Ish-presidenti Meta dhe ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, ndaj të cilës gjykata ka vendosur  masën detyrim paraqitje dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funksionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t’i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura