Mjeshtri i Madh, Zhani Ciko, ka komentuar në një intervistë të fundit ndikimin që ka pasur divorci në jetën e Parashqevi Simakut, e cila pak ditë më parë u gjet e pastrehë në rrugët e New York në SHBA.
Ai u shpreh se sipas tij, divorci i ka lënë Parashqevisë një ndikim të fortë emocional.
“Unë besoj se divorci tek ajo ka ndikuar mjaft, se është ndjerë. Se ç’ka ndodhur me marrëdhënien me djalin, ka një roman mes. Them se është një moment që nuk e kemi ditur asnjëherë të vërtetën. Mbetemi te kujtimet tona me Parashqevinë”, tha Ciko.
Për sa i përket mundësive të Prashqevisë në Shqipëri nëse ajo do të kthehej në Shqipëri, Ciko ishte optimist, pasi tha se do e fuste direkt në punë.
“Do ta fusja në punë direkt. Artiste si ajo dhe të tjera gjejnë gjithmonë mundësi për të krijuar. Nuk është e vërtetë që vetëm zëri i freskët mund të bëjë gjithçka, pasi kemi pasur artistë si Vaçja, që edhe kur nuk e kishte zërin e freskët, shkëlqente sepse dinte si t’i krijonte këngët”, tha ai.
Në lidhje me teoritë konspirative për marrëdhëniet Parashqievisë me sistemin, Zhani Ciko i quajti disa si të pabaza, duke shtuar se disa njerëz që kanë bërë komentet nuk i konsideron.
“Janë disa njerëz që kanë marr flamurin e atyre që njohin çdo gjë, çdo aventurë, këta njerëz më thënë të drejtën, nuk kam konsideratë. E lidhin këtë sikur kjo qenka sigurimi i shteti, aparatura diktatoriale, këto i kanë thënë edhe për këngëtarë të tjerë të asaj kohe. Është e ekzagjeruar, nuk është nga ato bashkëpunëtorët… Të mos e ekzagjerojmë historinë tonë të artit”, tha ai.
Zhani Ciko: Unë besoj se divorci tek ajo ka ndikuar mjaft, se është ndjerë. Se ç’ka ndodhur me marrëdhënien me djalin, ka një roman mes tyre se çfarë ka ndodhur në të vërtetë gjithsecili i për jetën në mënyra nga më të ndryshmet. Them se është një moment që nuk e kemi ditur asnjëherë të vërtetën. Mbetemi te kujtimet tona më Parashqevinë.
Do ta fusja në punë direkt. Artise si ajo dhe të tjera gjejnë të bëjnë atë që munden. Nuk është e vërtetë që vetëm zëri i freskët mundet, kjo është një lehtësi në çdo kohë. Kemi pasur Vaçen që dhe kur nuk e kishte zërin e freskët ka shkëlqyer, sepse dinte si t’i bënte këngët, si t’i ndërtojë. Ajo që mund t’ja kthej buzëqeshjen përveç familjes, një menaxhim i mirë i saj, do një përkujdesje, ajo si të tjerë. Jo mund të bëj shumë gjëra, dhe mund të jetë shumë mirë për të nëse do të vijë.
Artistet që vinin nga populli, nuk kishin pse të kishin mllef, një vajzë e thjeshtë vjen futet në shkollë…Këto më duket se janë gjykime të padenja, që nuk kanë bazë. Një pjesë e artistëve të mirë është larguar atë kohë, jemi ndjere bosh në festivale. Por zhvillimet më tej nxorën artistët e rinj. I bëmë edhe më 4-5 ditë festivalet, disa këngëtarë u kthyen dhe janë.
Mediat përçojnë mendime të ndryshme, nuk dënoj mediat. Janë disa njerëz që kanë marr flamurin atyre që njohin çdo gjë, çdo aventurë, këta njerëz më thënë të drejtën, nuk kam konsideratë. E lidhin këtë sikur kjo qenka sigurimi i shteti, aparatura diktatoriale, këto i kanë thënë edhe për këngëtarë të tjerë të asaj kohë. Është e ekzagjeruar, nuk është nga ato bashkëpunëtorët… Të mos e ekzagjerojmë historinë tonë të artit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al