“Djalë i shkëlqyer dhe politikan model”- Kreu i Grupit të PS-së në homazhet për Gerti Bogdanin: Do t’i mungojë politikës shqiptare, përfaqësonte një standard për t’u ndjekur

Sep 19, 2024 | 11:49
SHPËRNDAJE

Kreu i Grupit të PS-së, Niko Peleshi, iu është bashkuar homazheve në nder të ish-deputetit demokrat, Gerti Bogdani, në Kuvendin e Shqipërisë.

niko peleshi

Peleshi u shpreh se Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 44-vjeçare si pasojë e një arresti kardiak, ishte një djalë i shkëlqyer dhe politikan model.

Për mediat, kreu i Grupit të PS, theksoi se ish-deputeti i ndjerë fdo t’i mungojë politikës shqiptare sepse përfaqësonte një standard për t’u ndjekur.

Niko Peleshi: Ikja në një moshë kaq të re, është gjithmonë e dhimbshme për këdo, edhe për njerëz që i njeh apo nuk i njeh, për më tepër që këtu bëhet fjalë për një djalë të mirë, të shkëlqyer, të Tiranës dhe Shqipërisë, një politikan model, por mbi të gjitha një bashkëshort i mirë dhe një qytetar shembullor.

Kështu që dhimbja shumëfishohet, kështu që dua ti bashkohem të gjithë ngushëllimeve e dhimbjes që gjithkush e ndjen sot, edhe dhimbjen e kolegëve tanë të grupit të deputetëve të PS që janë sot këtu për të përcjellë mikun e tyre, kolegun e tyre, një njeri me kaq shumë vlera, që do ti mungojë padyshim, miqve, familjes por edhe politikës shqiptare sepse përfaqësonte një standard për të mos u humbur, por për t’u ndjekur. Kjo është jeta dhe mbase këto momente duhet të na bëjnë më të mirë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura