Një nga fytyrat më të përfolura pas inaugurimit të Donald Trump ishte djali i tij, Barron Trump, pasi ai ishte i vetmi nga katër fëmijët e presidentit të ri amerikan që ishte menjëherë pas tij gjatë gjithë ceremonisë, ndërsa pjesa tjetër ndodheshin më larg.
Pozicioni i marrë nga fëmija më i vogël i presidentit të 47-të të SHBA-së në ceremoninë në Capitol Hill nxiti më tej aludimet se ai do të jetë pasardhësi i Trump, në politikë.
Barron Trump standing behind the President’s podium
Foreshadowing? 😏
pic.twitter.com/AWpfUcEmRi— Nick Sortor (@nicksortor) January 20, 2025
Në një video të publikuar në X, Baron Trump, 2 metra i gjatë mund të shihet duke vështruar turmën dhe duke buzëqeshur me mirësjellje ndaj atyre që e përshëndesin. Lëvizja e Barron Trump për t’iu afruar presidentit në largim Biden dhe gruas së tij si dhe shtrëngimi i duarve me ta, të vetmin nga fëmijët e Trump, i shtoi benzinë zjarrit.
Baron Trump walking over to Joe Biden to shake his hand.
I judge a man by the character of his children.
pic.twitter.com/fgV4UojtLT— The Honey Badger (@Nance726) January 20, 2025
Shumë, në fakt, vunë në dukje reagimin e tij, në lidhje me atë të Elon Musk , kur Donald Trump përmendi synimin e SHBA-së për të dërguar njerëz në Mars.
Elon Musk and Baron Trump after President 47 talks about Mars https://t.co/izdDvF14w0 pic.twitter.com/M1dNO5PZYC
— NoLightStreets (@NoLightStreets) January 20, 2025
“Ai është gati”, “do të jetë president në të ardhmen, e garantoj”, “shikoni presidentin e ardhshëm të SHBA-ve, Barron është i plotfuqishëm” ishin disa nga komentet për 18-vjeçarin, i cili, megjithatë, sipas ligjit amerikan, do të ketë një shans për të kandiduar për Shtëpinë e Bardhë pas 17 vitesh.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al