Krist Aliaj është djali që Robert Aliaj do të komentojë në “Love Story”, për mënyrën si princi në fron do të zgjedhë partneren e jetës dhe se si do të sillet në takimet me vajzat pretendente.
Në fakt, është djali i tij, me të cilin janë si shokë dhe Roberti në pozicionin e opinionistit, do t’i duhet ta gjykojë, këshillojë apo kritikojë. Në dukje duket e thjeshtë, por gjasat janë që kjo përballje e babait me të birin që takon vajzat para syve të tij, mund të jetë polemizuese apo deri konfliktuale.
Nisja e “Love Story 2” po afron dhe ndërkohë që presim datën 15 nëntor nën drejtimin e Alketa Vejsiut dhe regji të Vera Grabockës, disa surpriza janë zbuluar. Të gjithë kanë kuriozitet se kush do jenë protagonistët e këtij sezoni.
Cilët do të jenë ata që do të fiksojnë publikun para ekranit? Një nga fronistët e “Love Story” do të jetë pikërisht Kristi Aliaj. Kristi do të jetë në fron për të zgjedhur partneren mes shumë vajzave, por një fakt interesant është se opinionist është babai i tij, Roberti.
Të gjithë e dimë që Roberti nuk i kursen kurrë kritikat dhe e dimë që njësoj do të jetë edhe kur të ketë të birin përballë. Megjithatë, kurioziteti për të parë se si do ta gjykojë e vlerësojë të birin, mbetet i madh, dhe ndoshta një element kyç që produksioni ka menduar për ta mbatur audiencën të mbërthyer pas ekranit.
A do të përfshihet emocionalisht Roberti për ta drejtuar tek ajo që ai e konsideron partneren e duhur, apo do distancohet totalisht, duke u tërhequr nga pozicioni “Babai i Kristit”? Gjithsesi një nga surprizat e këtij sezoni është prania e djalit të Robert Aliajt, Kristi, i cili do të jetë pjesë e kastit të konkurrentëve këtë sezon.
Ndryshe nga sezoni i parë, ku në fron ishte vetëm një djalë, këtë herë do të jetë edhe një vajzë froniste. Po le të ndalojmë te Kristi dhe sekretet e tij. Kristi është menaxheri i së motrës, Gala Aliaj, dhe njëkohësisht një ekspert parfumesh, një pasion të cilin ka zgjedhur ta kthejë në profesion. Princi i këtij edicioni këto ditë ka xhiruar edhe disa video që do të jenë pjesë e emisionit.
Krist Aliaj Dragot studion për Shkenca politike dhe është i talentuar në pikturë dhe muzikë si i ati, gjithashtu një nga pasionet e tij janë parfumet, të cilën e konsideron një botë më vete për të cilën mund të ketë shumë ç’të tregojë. Këtë sezon do të kemi mundësinë që personazhet e programit t’i shohim edhe përgjatë ditëve të javës në “Love Story Talk”.
Ku do të kemi dy opinionistë, Xhensila Pere dhe Zhaklina Lakatari. “Love Story Talk” do të drejtohet nga Eni Shehu, çdo ditë nga e marta në të premte. Deri tani është folur se sa u përket vajzave në kërkim të dashurisë, do të jetë një stuardesë.
Ndërsa këtë sezon, do të jetë dhe një vajzë që e kemi parë sezonin e kaluar. Lindin pyetjet: A do t’i gjykojë Kristi vajzat konkurrente nga parfumi? Dhe a do ta masakrojë kritikojë Roberti të birin me komentet e tij jo dhe aq përkëdhelëse?
RRËFIMI I KRIST ALIAJ: UNË NDJEK INSTINKTIN TIM E KAM QEJF TË LUAJ, NËSE DUA TË KUPTOJ A MË PËLQEN DIKUSH E NUHAS PASI TAKIMI SY MË SY KA KOMPLEKSITETE
Kristi Aliaj Dragot është djali i Robetit, me të cilin ata sillen si shokë. Tashmë një ekspert parfumesh, ai para se të merrte pjesë në këtë format, ka dhënë një intervisë për “Class” ku ka zbuluar disa sekrete, kryesisht si ekspert parfumesh.
Në këtë intervistë për revistën i është përgjigjur pyetjeve që zbulojnë më shumë nga bota e tij, që është po aq interesante dhe e thellë si babai i tij.
“Më duket se ka diçka tek unë, që e kam hundën shumë të zhvilluar. Dhe është një shqisë primare që mua më thotë shumë shpejt nëse e kam qejf një gjë ose jo. E kam te hunda, e kam edhe te sytë, por te hunda e kam më të fortë akoma. Te sytë ka edhe kompleksitete, ka kënde, ka situata, ka ngjyra.
Hunda është shumë e drejtëpërdrejtë. Dhe aty lindi interesi. Ishte shumë instiktive dhe u futa për ta zhvilluar më shumë. Fillova krijova një interes ndaj hundës sime dhe parfumeve. Erdhi në një mënyrë shumë natyrale, pa shumë mendime, gjykime dhe influenca. Ia nisa shumë shumë thjesht. Fillon me ca parfume si Bloom, shumë të thjeshta që kanë erë të freskët. Pastaj kalon diku dhe nuhat një gjë tjetër dhe do të hetosh më shumë. Kështu rritet interesi”, tregon ai.
Çfarë të duhet për të qenë një specialist parfumesh si ai? “Për të qenë një specialist parfumesh të duhet asgjë dhe çdo gjë. Duhet të kesh një pasion, duhet të kesh hundën shumë kurioze. Dhe duhet të kesh edhe një dëshirë për të studiuar, për të bërë kërkime. Duhet të jesh aktiv, por nuk ke nevojë të kesh asnjë lloj backgroundi. Parfumi më i mirë në botë për mua nuk ekziston. Është pak pyetje paradoksale. Nuk e di për mua cili është pafrumi më i mirë në botë. Për mua s’ka parfum më të mirë në botë.
Ka parfume referencë, që kanë ndryshuar shumë gjëra [me kohën], që kanë dhënë trende, që kanë punuar shumë mirë. Ka gjithmonë periudha kur kam të preferuar parfume të caktuar. Ndërsa parfum të preferuar nuk kam vetëm një, ky është problemi. Stina influencon pak në zgjedhje, por jo edhe shumë. Pastaj stina nuk është për mua një element deçiziv për një parfum apo një tjetër. Unë ndjek atë instinktin tim. Unë kam shumë qejf tani një parfum që quhet Megamare nga marka italiane Orto Parisi, që mban erë si det i pistë. Si referencë detin e kemi me pastërti me situata idilike… Unë doja, dhe e gjeta në fakt, një aromë që mbante erë si det i pistë… Këtë e përdor shpesh. Shumë e çuditshme, në fakt”.
Pyetjes, A arrin të kuptosh diçka për një person vetëm nga parfumi që ai përdor?, Krist i përgjigjet: “Arrin të kuptosh shumë! Arrin të kuptosh idetë që mund të ketë, dëshirat që mund të ketë. A është një njeri që mendon shumë për aspektin estetik? Kupton shumë!”.
E nëse ai mund t’í dhurojë ndonjë vajze parfum, kjo është e mundur, përderisa thotë: “Është një mënyrë e lezetshme edhe për ty vetë si blerës të vihesh në një pozitë që të mendosh se si dhe ç’lloj parfumi do t’i blesh personit në fjalë. Është një lojë e lezetshme që unë kam qejf ta loz shpesh”.
Le të shohim se cili do të jetë shoë që do të bëjë Krist, pasi duket shumë interesant jo vetëm në pamje, por edhe në mënyrën si mendon e filozofon.
/Panoramaplus.al
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al