“Djali vetëm 11 vjeç pa baba”, mesazhet pikëlluese të miqve për aktorin Trola

Jan 27, 2017 | 11:49
SHPËRNDAJE

Gjergj Trola, u nda sot nga jeta në mënyrë të papritur nga një atak kardiak. Për vdekjen e aktorit 45-vjeçar, kanë reaguar shumë kolegë të tij në rrjetet sociale, ku shprehin pikëllim për humbjen e tij.10345735_4282168268979_2939668548720290933_n

Aktori Nertian Liçaj, i cili ishte një prej miqve më të ngushtë të aktorit të ndjerë, thotë se ende nuk arrin ta besojë dhe shpreh keqardhje për djalin e tij jetim vetëm 11 vjeç.

“Se kuptoj po ikin njerzit nga jeta si asgje. E mendon dot djali vetem 11 vjec pa baba. R.I.P. miku im Gjergj Trola.Te qofte e lehte rruga e parajsese.Ishe njeri i mire. Do me mungosh.”

Aktori i “Portokalli”, Marin Orhansi, i cili hyn te shokët e Trolës, thotë se vetëm para pak ditësh ata ishin bashkë.

“Po çmendem, ende spo e marr dot veten. Ishim bashkè para ca ditesh tu honger e tu pi. Po na ikin shoket me t mire. Qofsh i Xhenetit o Gjergj Trola. Mik dhe djalë i mirë deri ne pafundesi”, shkruan Orhansi.

Andeta Radi: “Nuk do te them me miremengjes si cdo dite tek te shihja ulur ne barin e preferuar e pije kafe. Do ta kthej cdo dite koken e do te pershendes edhe pse ti sdo te jesh me aty..do na mungosh Gjergji Trola…jeta eshte e padrejte.”

Elton Deda: “E pabesueshme. Nje nga miqte e vertete te fakultetit, aktori dhe djali energjik Gjergji Trola, pabesisht tradhetohet nga zemra. Jam pa fjale, as RIP nuk i them dot se ishte shume i ri. Ku jetojme? Cpo ndodh me ne? Qofsh i parajses mik i shtrenjte.”

Eneda Tarifa: “E pabesueshme ! Eshte ngaterruar radha keq. Nuk ka mundesi. Qofsh i parajses.”

Suela Konjari: “Nuk e besoj dot. o Zot te qofshim fale ndale doren. Oh sa i ri nuk kam fjale, cfare hidherimi. Paqe per shpirtin e Gjergjit !”

Genc Fuga: “Nuk më besohet! Gjergj Trola, do të rrosh shumë gjatë në kujtimet plot energji e të qeshura, që na dhurove. RIP.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura