Françeska Murati i druhet eliminimit nga BBV pak ditë para finales dhe këtë e ka shprehur edhe gjatë një bisede me Jul Dedën.
Banorja është në një televotim për të zgjedhur finalistët e tjerë të BBV, por mesa duket mendon se nuk do arrijë të mbledh më shumë vota se Meriton Mjekiqi, Heidi Baci dhe Egla Ceno.
Nisur nga ky televotim, Juli Deda u shpreh se Françeska e meriton të jetë akoma në lojë, por sipas tij e ka pak të vështirë garën përballë këtyre konkurrentëve.
“Edhe unë e mendoj këtë gjë”, tha Françeska.
Aktori ndër të tjera theksoi se garë të fortë ka edhe Heidi me Meritonin.
Pjesë nga biseda:
Franceska: Do dal me flamur, me fytyrën tende do bëj fushatë
Juli: Do shoh instagramin tendë, po nuk pash fushatë, të grivaaa
Françeska; Do thuash ‘ua çfarë tradhtare! Dua të qeshësh se s’të kam parë fare, nuk qesh, nuk bën humor.
Juli: Dua që ti të rrish këtu, sepse çështë e vërteta, nuk është se nuk e meriton me nejt.
Françeska: Po ti më the që do dal, pse do ti që të rri unë.
Juli: E meriton të rrish, por garën e ke shumë të vështirë që ta dish. Por dhe Meritoni e ka të vështirë garën, edhe Heidi. Se në këtë pikë që jemi ne, aty aty janë gjërat
Franceska: Edhe unë e mendoj këtë gjë
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al