“Do dëmtohet gatishmëria”- Mediat amerikane: Donald Trump po planifikon të largojë transgjinorët nga ushtria që ditën e parë të marrjes së detyrës

Nov 25, 2024 | 9:41
SHPËRNDAJE

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump po planifikon të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv menjëherë pas marrjes së detyrës që do t’i ndalojë transgjinorët të shërbejnë në forcat e armatosura amerikane.

trump

“The Telegraph” shkruan se Donald Trump do të përdorë një urdhër ekzekutiv për të realizuar këtë lëvizje, dhe ajo mund të ndodhë që ditën e parë të ardhjes së tij në detyrë.

Ky veprim do të çojë në largimin e mijëra ushtarëve në një moment kur forcat e armatosura amerikane po përballen me vështirësi për të arritur objektivat e rekrutimit.

Gjatë mandatit të tij të parë, Trump ndaloi që personat transgjinorë të bashkoheshin me ushtrinë amerikane, por ata që ishin tashmë në detyrë u lejuan të mbajnë pozitat e tyre. Ky ndalim u anuluar nga Joe Biden.

Sipas propozimeve të reja të raportuara, personat transgjinorë do të ndalohen gjithashtu të bashkohen me ushtrinë.

“Këta njerëz do të detyrohen të largohen në një kohë kur ushtria nuk mund të rekrutojë mjaftueshëm ushtarë,” tha një burim i njohur me planet e Trump. “Vetëm Trupa e Marinës po arrin objektivat e saj për rekrutimin dhe disa nga ata që do të preken janë në pozita shumë të larta.”

Dëmtohet gatishmëria

Ky vendim ngre shqetësime serioze për gatishmërinë e forcave të armatosura. Sot, rreth 15,000 persona transgjinorë shërbejnë në forcat e armatosura të SHBA-së, duke mbajtur poste dhe specialitete kritike, raporton Times.  Kritikët e vendimit thonë se heqja e tyre do të shtojë presion të mëtejshëm ndaj forcave të armatosura, të cilat tashmë po përballen me mungesa serioze rekrutimi.

Vetëm vitin e kaluar, forcat e armatosura nuk arritën të plotësonin 41,000 pozicione të regjistruara dhe procesi i zëvendësimit të ushtarëve të aftë mund të zgjasë dekada dhe të kushtojë miliarda dollarë.

Rachel Brannaman, drejtore e Shoqatës Moderne Ushtarake të Amerikës, vuri në dukje se “largimi i 15,000 personave nga personelit do të minonte gatishmërinë ushtarake, do të përkeqësonte krizën e rekrutimit dhe do të dërgonte një mesazh të rrezikshëm dobësie për armiqtë e SHBA. Do të kishte një kosto të konsiderueshme financiare, si dhe një humbje të përvojës dhe drejtuesve që mund të kërkohen 20 vjet dhe miliarda dollarë për t’u zëvendësuar.”

Rreth 2,200 ushtarë ishin diagnostikuar me disfori gjinore kur ndalimi i mëparshëm u hoq, por politikat e privatësisë bëjnë që numri i saktë i personelit ushtarak transgjinor të mos dihet, sipas Pentagonit.

Vendimi jo vetëm që pritet të provokojë reagime sociale, por edhe sfida ligjore, pasi grupet e të drejtave civile përgatiten të kundërshtojnë politikën e re të Trump.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura