Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti sot një konferencë për mediat nga ku foli për zgjedhjet parlamentare 2025 dhe mënyrën se si do veprojë PD lidhur me primaret.
Berisha tha se PD do të vazhdojë me çdo mjet të mosbindjes civile për të vendosur qeveri teknike në mënyrë që të zhvillohen zgjedhje të lira.
Ndërkohë që tha se shtylla kryesore e PD për zgjedhjet 2025 do të jetë rritja e rrogës minimale dhe mesatare.
Berisha sqaroi se nuk do të ketë rritje të pagave të larta.
Sali Berisha: Ne kemi një proces që është procesi i primareve, me të cilin do përzgjedhim deputetët, por jemi të përcaktuar qartë se me Ramën zgjedhje nuk ka ndaj do luftojmë me çdo mjet të mosbindjes civile për qeveri teknike…Shtylla më themelore e programit do jetë shtylla e skonomisë. Ne jemi përcaktuar për vendojen me urgjencë të minimumit jetik prej 200 eurosh për çdo shqiptar, vendosjen sa më shpejt të rrogës minmale 500 euro për çdo të punësuar. Avancimi ne rrogën mesatare në 1200 euro. Jo rritje të rrogave të larta, përkundrazi ta harrojë kush se do marrë 7 mijë euro siç merr sot organizata kriminale e skapistëve, me dylbi do i shohë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al