Ish-missi Sara Gjordeni dhe këngëtari, Bardhi janë çifti i dytë i formuar brenda shtëpisë së Big Brother Vip, kur spektakli ka vetëm 2 javë që ka filluar.
Dyshja kanë shprehur hapur pëlqimin për njëri-tjetrin, ndërsa mbrëmjen e së hënës janë shtrirë së bashku në shtrat.
Teksa ndodheshin në krevat të mbuluar me çarçaf, Sara dhe Bardhi kanë shkëmbyer puthje e ledhatime me njëri-tjetrin.
“Do prapë ti…?”, iu drejtua në një moment ish-Missi, teksa Bardhi nuk ndalonte duke e puthur.
Ndërsa banorët e tjerë të shtëpisë nuk kanë besuar tek ndjenjat e Sarës ndaj këngëtarit duke u shprehur se ajo iu është afruar Bardhit thjesht për lojë.
Ndërkohë çifti i tjetër i formuar është gazetarja Ilnisa Agolli dhe moderatori Meriton Mjekiqi, ndërsa kanë lindur shkëndija romance mes Heidi Baçit dhe aktorit Romeo Veshaj.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al