Koordinatori Rajonal për Tiranën në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, ka folur në lidhje me incidentin e nënkryetarit të Kuvendit, zotit Agron Gjekmarkajt, i cili humbi ndjenjat gjatë protestës së sotme të opozitës.
Balliu tha në studion e emisionit Open se ka qenë dëshmitarë i momentit të incidentit, duke thënë se deputeti i PD, u mor nga policët, u hodh mbi një makinë dhe u godit dhe humbi ndjenjat.
“Unë isha bashkë me zotin Gjekmarkaj, policia ka ushtruar dhunë, u dërgua në spital me makinën time. Policia e shtetit filloi papritmas tentativën për të larguar qytetarët nga rruga. 15 efektivë policie e shtynë drejt një makine që ishte në krah, për ta izoluar nga qytetarët, iu hodhën sipër. Ai rrezohet në tokë dhe kur ne tentuam për ta ngritur, policia nuk lejonte të kalimin. Për 4 minuta humbi ndjenjat dhe policia as nuk na linte të shkonim. Policia, e cila duke goditur, e hodhën sipër një makine dhe e shtyn”, tha Balliu.
Lidhur me reagimin e policisë, ish-deputeti demokrat u shpreh duke thënë: “Mashtrimi që bën narkopolicia, deklarata që bën, është qesharake. Dhuna vjen me urdhër, sepse nga hiçi u sulën si shtazë”.
Balliu foli edhe për gjendjen shëndetësore të Gjekmarkajt, ku tha se do ta kalojë natën në SQUT.
“Do ta çojnë të QSUT. Është nën vëzhgim nga mjekët, presim të dalin analizat. Mjekët kërkuan ta kalojë natën në QSUT që ta kenë nën vëzhgim”, tha ai, ndërsa paralajmëro kallëzim penal për incidentin.
“Partia Demokratike do të bëjë një kallëzim penal, nuk, do të kalojë lehtë! Shërben për të gjithë ne për të kuptuar realitetin e vendit”, tha Balliu.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al