Janë publikuar fotot e banorit të Big Brother Vip, Silvi Forte me modelen Sara Gjordeni, të cilët këngëtari i paralajmëroi se do të dilnin para se të bëhej pjesë e garës.
Para se të futej në shtëpinë BBV në një intervistë për ‘Fan Club’ ka zbuluar se me tre nga banorët njihej.
“Sarën, Erjolën, Rozën”, është shprehur ai se njeh, ndërsa i pyetur nëse ka flirtuar me ndonjërën prej tyre, Silvi tha: “Po me Sarën, do dalin fotot.”
Ndërkohë në rrjetet social kanë qarkulluar foto të Silvit dhe Sarës pranë njëri-tjetrit. Nuk dihet nëse kanë qenë në ndonjë event së bashku, apo ka pasur diçka më shumë mes tyre.
Dyshja janë parë të afërt me njëri-tjetrin në shtëpi, ku edhe kanë shkëmbyer përqafime, por nuk kanë sqaruar natyrën e raportit mes tyre.
Gjatë një bisese në oborr, Silvi iu drejtua Sara Gjordenit: “Ty të dua në shtëpi”, teksa kjo e fundit iu kthye duke e përqafuar.
“Mos na bëhet xheloz Bardhi”, iu kthye Silvi, por modelja ka buzëqeshur duke nënkuptuar që jo.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al