“Do të jemi në çdo derë”- Bardhi takim me strukturat në Lushnjë: Fermerët janë lënë në harresë, mungon mbështetja dhe abuzohet me fondet e tyre

Nov 5, 2024 | 21:33
SHPËRNDAJE

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, në cilësinë e drejtuesit politik të qarkut Fier, ka zhvilluar një takim me strukturat në Lushnjë për organizmin elektoral të partisë.

465783138_965562062257290_1812177352548769756_n

Bardhi tha se në fokus janë fermerët të cilët janë lënë në harresë nga qeveria, pa mbështetje, duke shtuar se fondet e tyre vidhen.

Postimi i Bardhit:

Do jemi në çdo derë, në çdo lagje, në çdo fshat, në çdo qytet, për të ndërtuar të gjithë bashkë projektin e transformimit për mirë të qarkut të Fierit dhe gjithë Shqipërisë.

Sot në Lushnje, me strukturat e partisë në Bubullimë dhe Kolonjë. Në fokus organizimi elektoral i partisë. Sjellja e Edi Ramës me fermerët, mungesa e mbështetjes dhe abuzimi me fondet e tyre, është më shumë se kriminale, është çnjerëzore! Fermerët janë lënë në harresë ndërsa Shqipëria ka humbur 12 vjet me qeverisjen e korruptuar të Edi Ramës. Të gjithë sëbashku të bëjmë realitet ndryshimin për mirë të Lushnjes, qarkut Fier dhe Shqipërisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura