“Do të jetë sinjal negativ për KiE”- Përfaqësuesit e PE i bëjnë thirrje palëve të votojë rezolutën me konsensus, PD: Maxhoranca refuzoi propozimet tona

Oct 30, 2024 | 13:25
SHPËRNDAJE

Përfaqësuesit e Parlamentit Europian i kanë bërë thirrje palëve poliike shqiptare të votojnë rezolutën me konsensus, por opozita ka refuzuar.

asdfghjkl;

Delegacioni i PE-së është shprehur se vota kundër do të ishte sinjal negativ për Këshillin Europian dhe do të ngadalësonte procesin e integrimit.

Në përgjigje kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, tha se e mbështesin integrimin europian, por nuk mund të votojnë një tekst pa asnjë amendament të opozitës ku janë shprehur shqetësimet për situatën politike në vend.

Në ndërhyrje, eurodeputeti italian ka kërkuar të paktën që të abstenojnë, por jo kundërshtim.

Edhe kjo është hedhur poshtë nga deputetja demokrate Jorida Tabaku, e cila tha se vota e tyre kundër vinte si rezultat i hedhjes poshtë të amendamenteve të opozitës nga mazhoranca.

Pjesë nga diskutimet, gjatë takimit të 18-të i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri :

Kryesuesi i delegacionit të PE: Kolegë, nëse nuk votoni tekstin përfundimtar të rezolutës. Do të jetë sinjal negativ për Këshillin dhe do të ketë impakt negativ për negociatat e ardhshme. Nëse dini të ndihmoni anëtarësimin në BE, unë mendoj se dihte të votoni pro, pavarësisht se respektoj mendimin kundër.

Bardhi: Faleminderit shumë. E kemi publik dhe me votë, mbështetjen ndaj procesit të integrimit, por nuk mund të votojmë pro një rezolute ku nuk pasqyrohet asnjë prej amendamenteve të opozitës, që në këndvështrimin tonë japin pasqyrë reale të situatës në vend. Në këtë kuptim, detyrohemi të votojmë kundër, por nuk do të thotë se nuk mbështesim procesin e integrimit. Por rezoluta e përbashkët, nëse do të jetë, duhej të pasqyroheshin në atë tekst shqetësimet e opozitës

Eurodeputeti italian: Dua tu them kolegëve shqiptarë që ne kemi patur një shkëmbim të dobishëm me ju dhe kemi parë që ka dallime në mendime. Por jemi te pika ku duhet të bëjmë një përmbledhje dhe ti çojnë në Bruksel dhe Strasburg. Nëse PD voton kundër dhe rezoluta nuk miratohet do të conte mesazh negativ. A mund tu kërkoj ju lutem të bëni abstenim. Kjo do të tregonte se ka dallime të ndryshme.

Tabaku: I dëgjova me interes përfaqësuesit e PE. Do të doja që kjo thirrje të ishte dhe për mazhorancën për amendamentet tona. Mund të kishim gjetur dakordësi, por ajo jepet nga ata që menaxhojnë pushtetin. Vota jonë vjen si rezultat i hedhjes poshtë të amendamenteve të opozitës nga mazhoranca.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura