Do të jetë titullar, sulmuesi i Milanit: Jam në formë, Moratën e kam si mësues

Nov 26, 2024 | 16:46
SHPËRNDAJE

Sot do të jetë titullar. Tami Abraham e di dhe e thotë hapur pasi e konfirmoi edhe trajneri Fonseka. Lidhur me sfidën ndaj Slovanit, anglezi u shpreh: “Për ne të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme.

tami-abraham

Vijmë nga një fitore e shkëlqyer kundër Realit dhe duam të luajmë sërish kështu, të vazhdojmë me këtë besim. E dimë që jemi një ekip i madh. Personalisht jam mirë. Duhet të kemi mentalitetin e duhur në çdo ndeshje dhe të luajmë në të njëjtën mënyrë. Është e rëndësishme për ne që të ruajmë të njëjtën cilësi”. Më pas sulmuesi foli për kolegët e sulmit.

Fjalë të ëmbla për Moratën, por edhe Kamardën. “Jam rritur duke parë Moratën. Është bukur të luash me të dhe ta zëvendësosh ndonjëherë. Kemi cilësi të ndryshme dhe mund të ndihmojmë ekipin. Edhe Kamarda ka cilësi. Ai do të ketë karrierë të shkëlqyer”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura