“Do të kandidoj për Presidente të Rusisë”- E veja e Navalnyt: Kundërshtari im është Vladimir Putin! Do të bëj gjithçka që…

Oct 21, 2024 | 10:59
SHPËRNDAJE

Yulia Navalnaya, gruaja e liderit të ndjerë të opozitës ruse, Alexei Navalny, ka thënë se një ditë do të kthehet në Rusi dhe do të kandidojë për presidente, kur shefi i Kremlinit, Vladimir Putin të mos jetë më në pushtet.

yulia navalni

Që nga vdekja e Navalnyt në një burg rus në Rrethin Arktik në shkurt, asnjë lider nuk është shfaqur për të bashkuar opozitën e vendit, dhe ka pasur përleshje midis grupeve të ndryshme disidente ruse jashtë vendit.

“Kundërshtari im politik është Vladimir Putin. Dhe unë do të bëj gjithçka që regjimi i tij të bjerë sa më shpejt të jetë e mundur”, ka deklaruar Navalnaya për BBC.

“Kur të vijë koha, unë do të marr pjesë në zgjedhje… si kandidate”, citohet të ketë thënë ajo.

Ndërsa Putini, udhëheqësi kryesor i Rusisë që nga dita e fundit e vitit 1999, të jetë ende në pushtet, Navalnaya ka thënë se ajo nuk do të kthehej.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura