“Do t’i japim fund inflacionit”- Premtimi i Donald Trump: Nuk do të ketë taksë mbi bakshishet! Për pagesën jashtë orarit…

Oct 25, 2024 | 8:12
SHPËRNDAJE

Në një fjalim drejtuar mbështetësve në Las Vegas, Nevada, ish-presidenti Donald Trump foli për ekonominë amerikane.

trump

“Ne do t’i japim fund inflacionit,” u thotë ai mbështetësve. “Dhe ne do të kthejmë ëndrrën amerikane.”, raproton BBC.

Inflacioni është lehtësuar muajt e fundit pasi arriti kulmin në vitin 2022.

Donald Trump përsërit propozimin e tij “Pa taksë mbi bakshish” – me duartrokitje të mëdha – të cilin ai e bëri fillimisht gjatë një ndalese të mëparshme në Las Vegas.

Kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë thotë se do të bllokojë gjithashtu taksat për pagesën jashtë orarit dhe sigurimet shoqërore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura