Dobësohuni me ujin e patëllxhanit në mënyrë natyrale, ja si ta përgatisni! Vlerat që ofron për rënien nga pesha

Nov 23, 2024 | 8:47
SHPËRNDAJE

Uji i patëllxhanit ka aftësinë të mbajë nën fre nepsin e tepruar por edhe për të pastruar organizmin nga toksinat e dëmshme.

uje-patellxhan01-1024x576

Ai mban kolesterolin nën kontroll dhe kështu mbron organizmin nga sëmundjet e zemrës, diabeti, artriti e të tjerë.

Uji i patëllxhanit është një mënyrë natyrale për të pastruar enët e gjakut dhe për të humbur në peshë.

Kjo pije është e pasur me fibër dhe antioksidantë që e nxisin organizmin të djegë më shumë kalori dhe të eliminojë lipidet e dëmshme.

Vlerat Që Ofron Lëngu i Patëllxhanit Për Rënien Nga Pesha

Pikë së pari, patëllxhani ofron pak kalori por është jashtëzakonisht shumë ushqyes, vitamina, minerale dhe antioksidantë.

Këto të fundit, e bëjnë patëllxhanin një aleat të organizmit, sepse jo vetëm të ngop por edhe pastron trupin nga toksinat.

Përbërësit:

1 patëllxhan mesatar

Lëngu i një limoni

1 litër ujë

1 enë qelqi

Përgatitja:

Shpëlajeni patëllxhanin me ujë të bollshëm.

Më pas lëreni për pak minuta në një tas të mbushur me ujë dhe sodë buke ose uthull molle.

Shpëlajeni dhe priteni patëllxhanin në kubikë ose feta dhe hidhini në një kavanoz të thellë qelqi.

Shtoni ujin dhe lëngun e limonit.

Mbylleni kapakun dhe kavanozin futeni në frigorifer.

Si Ta Përdorni Ujin e Patëllxhanit

Uji i patëllxhanit duhet pirë përpara dy vakteve kryesore të ditës, në varësi të regjimit tuaj, për 7 ditë me rradhë.

Kjo kurë duhet përsëritur një herë në muaj sepse do të ndihmojë në shfryrjen e stomakut, shkrirjen e depozitave dhjamore dhe pastrojë organizmin nga toksinat.

Gjatë javës së kurës, ekspertët rekomandojnë konsumin e shumë sallatave dhe lëngjeve dhe të hiqni dorë nga buka, veçanërisht e bardhë dhe nga produktet e brumit me miell të përpunuar.

Sipas ekspertëve, njeriu mund të konsumojë gjysëm litri me ujë patëllxhani në ditë, mundësisht përpara mëngjesit dhe drekës.

Përpos ujit, ju mund të hani më shumë patëllxhanë duke e pjekur ose zier atë.

Patëllxhani nuk duhet ngrënë kurrë i pa gatuar, sepse mund të shkaktojë të vjella dhe diare./AgroWeb.org

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura