DOKUMENT/ Zbardhet vendim i Gjykatës, ja pse u dënua Lulzim Basha për shpifje

Jan 21, 2019 | 13:45
SHPËRNDAJE

Gjykata e Tiranës me gjyqtar të çështjes Gerd Hoxhën ka shpallur fajtor sot kreun e PD-së Lulzim Basha për shpifje ndaj kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla. Në vendimin e gjykatës thuhet se Basha dënohet me 50 000 (pesëdhjetëmijë) lekë gjobë.

basha-pd

Gjykata deklaron se në aplikim të nenit 34 të KP, i akuzuari Lulzim Basha do ta paguajë këtë gjobë brenda një afati prej 6 muajsh, nga dita që ky vendim do të marrë formë të prerë.

Balla e paditi Bashën për shpifje në qershor të vitit të kaluar, pasi tha në Kuvend se shuma e 3.4 milionë eurove e zbuluar në dy makinat ‘Toyota Yaris’ i përkiste atij.

Vendim i gjykates denimi i bashës

VENDIMI

Në emër të Republikës

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e përbërë nga gjyqtar Gerd Hoxha asistuar prej sekretares gjyqësore Znj. Silvi Xhakolli sot më datë 21 janar 2019, me pjesëmarrjen e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, përfaqësuar nga prokurori Z. Agron Gjana, mori në shqyrtim në seancë gjyqësore publike, kërkesën penale me nr. 208 akti, me;

Viktima akuzuese: Taulant balla, i biri i Kasëm dhe i Fatime, i dtl. 12.08.1977,
lindur në Librazhd dhe banues në Tiranë Rr. “Reshit Petrela”, shqiptar, i martuar, arsimi i lartë, i padënuar, përfaqësuar në gjykim nga Av. Genjtna Rumano.

I akuzuar: Lulzim Basha, i biri i Xhelal dhe i Remzije, i dtl.12.06.1974, lindur dhe banues në TIranë, Rr “Demor Gashi”, Nr.3, shqiptar, i martuar, i padënuar, përfaqësuar në gjykim nga Av.Ivi Kaso dhe Av.Gazmend Bardhi.

Palë e interesuar: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë përfaqësuar në gjykim nga prokurori z. Agron Gjana.

Akuzuar: Për veprën penale të “Shpifjes” parashikuar nga neni 120/2 i K.Penal.

Gjykata, në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, pasi administroi provat shkresore; dëgjoi viktimën akuzuese Z. Taulant Balla që kërkoi deklarimin fajtor dhe dënimin e të akuzuarit Z. Lulzim Basha për kryerjen e veprës penale të “Shpifjes” së kryer botërisht, parashikuar nga neni 120/2 i KP’

dëgjoi mbrojtësit e të akuzuarit Z.Lulzim Basha që kërkuan pafajësi ose pushimin e gjykimit;

nga neni 120/2 i K.Penal dhe në bazë të këtij neni, dënimin e të akuzuarit me 50 000 (pesëdhjetëmijë) lekë gjobë. Në aplikim të nenit 34 të KP, i akuzuari Lulzim Basha do ta paguajë këtë gjobë brenda një afati prej 6 muajsh, nga dita që ky vendim do të marrë formë të prerë.

Shpenzimet procedurale në ngarkim të të akuzuarit. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim, brenda 15 ditëve nga e nesërmja e shpalljes së tij, në Gjykatën e Apelit Tiranë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura