Donald Trump është në rrugën për t’u bërë president ii 47-të i Shteve të Bashkuara të Amerikës.
Liderët botërorë e kanë uruar, përmes mesazheve në rrjete sociale.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar thotë se mezi pret të punojë me Trump.
“Mezi pres të punoj me ju në vitet në vijim”, thotë kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar.
“Si aleatët më të afërt, ne qëndrojmë krah për krah në mbrojtje të vlerave tona të përbashkëta të lirisë, demokracisë dhe sipërmarrjes. Nga rritja dhe siguria te inovacioni dhe teknologjia, e di se marrëdhënia speciale MB-SHBA do të vazhdojë të përparojë në të dy anët e Atlantikut për vitet në vijim”, shkruan ai ndër të tjera.
Udhëheqësi francez Emmanuel Macron gjithashtu ka uruar Donald Trump për fitoren e tij të dukshme.
“Urime President Donald Trump,” tha ai në frëngjisht në X.
“Gati për të punuar së bashku siç kemi bërë për katër vjet. Me bindjet tuaja dhe me të miat. Me respekt dhe ambicie. Për më shumë paqe dhe prosperitet.”
Félicitations Président Donald Trump. Prêt à travailler ensemble comme nous avons su le faire durant quatre années. Avec vos convictions et avec les miennes. Avec respect et ambition. Pour plus de paix et de prospérité.
— Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) November 6, 2024
Edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka uruar Donald Trump për “fitoren mbresëlënëse.
Zelensky tha se ai vlerësoi “angazhimin e Trump për qasjen ‘paqe përmes forcës'” ndaj çështjeve globale dhe se parimi mund të “sjell paqen e drejtë në Ukrainë”.
“Ne presim me padurim një epokë të një shteti të fortë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nën udhëheqjen vendimtare të Presidentit Trump,” tha ai. Trump pritet të hartojë një kurs të ri për konfliktet e mëdha në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme. Ai ka pohuar më parë se do t’i jepte fund luftës së Rusisë në Ukrainë nëse kthehej në Shtëpinë e Bardhë.
Congratulations to @realDonaldTrump on his impressive election victory! I recall our great meeting with President Trump back in September, when we discussed in detail the Ukraine-U.S. strategic partnership, the Victory Plan, and ways to put an end to Russian aggression against… — Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) November 6, 2024
Urimi i Giorgia Melonit
“Në emër timin dhe të qeverisë italiane, urimet e mia më të sinqerta për Presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump”, tha kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni. “Italia dhe Shtetet e Bashkuara janë kombe ‘motra’, të lidhura nga një aleancë e palëkundur, vlera të përbashkëta dhe një miqësi historike. Është një lidhje strategjike, të cilën jam e sigurt se tani do ta forcojmë edhe më shumë”, shtoi ajo.
A nome mio e del Governo italiano, le più sincere congratulazioni al Presidente eletto degli Stati Uniti, Donald #Trump.
Italia e Stati Uniti sono Nazioni “sorelle”, legate da un’alleanza incrollabile, valori comuni e una storica amicizia.
È un legame strategico, che sono certa…
— Giorgia Meloni (@GiorgiaMeloni) November 6, 2024
Urimi i Karl Nehammer
“Unë e përgëzoj Donald Trump për suksesin zgjedhor. SHBA-të janë një partner i rëndësishëm strategjik për Austrinë”, tha kancelari austriak Karl Nehammer .
“Ne presim të zgjerojmë dhe forcojmë më tej marrëdhëniet tona transatlantike së bashku në mënyrë që të përballojmë me sukses sfidat globale”.
Ich gratuliere @realDonaldTrump zum Wahlerfolg. Die USA sind ein bedeutender strategischer Partner für Österreich. Wir freuen uns darauf, unsere transatlantischen Beziehungen gemeinsam weiter auszubauen und zu stärken, um den globalen Herausforderungen erfolgreich zu begegnen. — Karl Nehammer (@karlnehammer) November 6, 2024
Urimi i Aleksandar Vuçiç
“Urime DonaldTrump për fitoren tuaj. Së bashku, ne përballemi me sfidat serioze përpara. Serbia është e përkushtuar të punojë me SHBA-në për stabilitet, rritje dhe paqe”, tha presidenti serb Aleksandar Vuçiç.
Congratulations @realDonaldTrump on your victory. Together, we face the serious challenges ahead. Serbia is committed to working with the USA for stability, growth, and peace 🇷🇸 🤝🇺🇸 pic.twitter.com/lE4DlFCNRR — Александар Вучић (@predsednikrs) November 6, 2024
Urimi i Andrzej Duda “Urime, zoti President DonaldTrump! Ti e bëre të ndodhë!” shkruan në X, presidenti polak Andrzej Duda, me një varg emoji që duartrokasin.
Congratulations, Mr. President @realDonaldTrump! You made it happen! 👏👏👏🇵🇱🤝🇺🇸 — Andrzej Duda (@AndrzejDuda) November 6, 2024
Urimi i Petr Fiala “Urime Donald Trump për fitoren e zgjedhjeve presidenciale. Qëllimi ynë i përbashkët është të sigurojmë që marrëdhëniet midis vendeve tona të mbeten në nivelin më të lartë, pavarësisht ndryshimeve në administratë, dhe që ne të vazhdojmë t’i zhvillojmë ato për të mirën e qytetarëve tanë,” tha kryeministri çek Petr Fiala
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.alCongratulations to Donald Trump on winning the presidential election. Our shared goal is to ensure that the relations between our countries remain at the highest level, despite changes in administration, and that we continue to develop them for the benefit of our citizens.
— Petr Fiala (@P_Fiala) November 6, 2024