Donald Trump ka paraqitur një mocion për të pushuar çështjen e parave të heshtura, për të cilat ai u shpall fajtor. Kjo kërkesë vjen pasi ai fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Në maj, një juri në Nju Jork e shpalli Donald Trump fajtor për 34 akuza për falsifikimin e të dhënave të biznesit për të kryer mashtrime zgjedhore.
Avokatët e presidentit të zgjedhur argumentojnë se marrja e çështjes gjatë mandatit të tij presidencial katërvjeçar që fillon më 20 janar, do të shkaktonte “pengesa antikushtetuese” në aftësinë e tij për të qeverisur.
Avokatët e Trump, në fillim të argumentit të tyre sjellin ne vemendje vendimin e Presidentit Biden për të falur djalin e tij, Hunter Biden.
“Ndërprerjet në institucionin e Presidencës shkelin doktrinën e imunitetit presidencial sepse kërcënojnë funksionimin e qeverisë federale”, shkruan avokatët në një dosje prej 72 faqesh të bërë publike të martën.
Avokatët kryesorë të mbrojtjes penale të Trump, Todd Blanche dhe Emil Bove – të cilët të dy u emëruan nga Trump për rolet kryesore në Departamentin e Drejtësisë – cituan deklaratar e vetë Presidentit Biden që pretendonte se djali i tij ishte “përndjekur në mënyrë selektive dhe padrejtësisht”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al