Rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, sipas analistit Fatos Lubonja, është një zhgënjim i madh.
Në studion e emisionit ‘Open’ në Neës24, Lubonja tha se Trump është narcist dhe nuk pranon të dialogojë.
“Trump është një zhgënjim i madh. Një rrezik i madh edhe për mediat. Është narcisit siç është dhe Rama. Problemi i madh i narcizistit është se investon vetëm te vetja. Edhe Trump thotë unë jam. E dyta nuk pranon të bëjë dialog. Një Trump atje do të një inkurajim i keq edhe për ne”, tha Lubonja.
Ndërsa Altin Zaloshnja, pedagog i qeverisjes, në një lidhje live nga Michigani, tha se nuk mendon se domosdorshmërisht ndikimi i Trump në Shqipëri do të jetë negativ.
“Presidenti Trump është figurë transaksionale. Ai do të shikojë rezultate të shpejta. Nuk pret për një kohë të gjatë. Gjuha e tij ndonjëherë është më e avancuar se ajo e një politikani të zakonshëm. Ai është mësuar ti shtyjë përpara agjendat e tij.
Për Shqipëri, nuk mendoj se është domosdoshmërisht negativ, duke patur dhe ndihmesën që populli shqiptar në Michigan i ka dhënë në zgjedhje. Edhe të dërguarit e fushatës së tij i njohin shqiptarët, problemet e Shqipërisë dhe Kosovën.
Ideja se Amerika duhet të jetë e para, jep sinjalin që kombet europiane të Ballkanitm duhet ët fillojnë t’i zgjidhin mes vetes problemet e tyre”, tha Zaloshnja.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al