Donald Trump rikthehet si triumfues në Shtëpinë e Bardhë, fituesi i zgjedhjeve presidenciale takohet sot me Joe Biden

Nov 13, 2024 | 10:05
SHPËRNDAJE

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump rikthehet sot si triumfues në Shtëpinë e Bardhë, me ftesë të presidentit aktual Joe Biden.

Donald Trump
Donald Trump

Presidenti amerikan në largim, Joe Biden, do të presë sot në Shtëpinë e Bardhë fituesin e zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit.

Biden pritet të takohet me paraardhësin dhe njëkohësisht pasardhësin e tij republikan sot në orën 11:00 me orën lokale (17:00 me orën e Shqipërisë) në Zyrën Ovale, ku 78-vjeçari Trump do të kthehet zyrtarisht më 20 janar 2025 kur të marrë postin e presidentit.

Joe Biden premtoi javën e kaluar, pas fitores dërrmuese të Trump, se do të sigurojë një tranzicion “paqësor dhe të rregullt” të pushtetit.

Presidenti në largim “beson në rregullat, ai beson në institucionet”, tha dje të martën zëdhënësja e tij Karin Jean-Pierre.

joe biden

Trump tashmë ka nisur të shpallë disa emra personash që do të marrin poste të rëndësishme në administratën e tij të re.

Midis tyre është njeriu më i pasur në botë, Elon Musk , i cili do të drejtojë një Ministri të re, atë të Efikasitetit të Qeverisë së bashku me biznesmenin Vivek Ramasëamy.

Nëse këta tre biznesmenë republikanë bien dakord, ata mund të vazhdojnë me shkurtime drastike të buxhetit federal të SHBA.

Në fund të fundit, për Trump, takimi me Biden sot do të ketë një “aromë hakmarrjeje”.

Trump mbylli derën e Shtëpisë së Bardhë më 20 janar 2020 kur humbi kundrejt Biden, vetëm disa orë para se Biden të bënte betimin si president. Trump nuk mori pjesë në betimin e Biden si president aso kohe.

Republikani gjithashtu nuk organizoi një vizitë të ngjashme për Biden kur ai u shpall fitues i zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, duke thyer një traditë dekadash në Uashington.

Trump ende beson se ka pasur mashtrime në zgjedhjet e vitit 2020.

Sipas Mike Johnson, kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Trump mund të vizitojë gjithashtu Kapitolin sot.

Atje, partia e tij tashmë ka fituar kontrollin e Senatit dhe është në rrugën e duhur për të fituar një shumicë edhe në Dhomën e Përfaqësuesve.

Ndërsa Gjykata e Lartë merr një kthesë konservatore pas emërimit të tre gjyqtarëve konservatorë gjatë presidencës së parë të Trump, republikani do të ketë një liri veprimi në mandatin e tij të dytë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura