Donald Trump zgjedh Tom Homan përgjegjësin për sigurinë kufitare: Askush nuk është më i mirë se ai

Nov 11, 2024 | 17:33
SHPËRNDAJE

Presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump ka bërë një tjetër emërim në kabinetin e tij qeveritar. Bëhet fjalë për Tom Homan, i cili do të jetë “cari kufitar”, që do të ketë përgjegjësitë për sigurinë kufitare dhe riatdhesimin e refugjatëve.

trump homan

Përveç monitorimit të kufijve jugorë dhe veriorë, si dhe sigurisë detare dhe ajrore, Homan do të jetë “përgjegjës për kthimin me detyrim të të gjithë emigrantëve të paligjshëm në vendin e tyre të origjinës”.

Homan është “avokat i palëkundur për kontrollin e kufijve” dhe askush nuk është “më i mirë për mbikëqyrjen dhe kontrollin e kufijve tanë”, tha Trump duke shpjeguar vendimin e tij.

Homan, ka shërbyer si zëvendësdrejtor i Emigracionit dhe Zbatimit të Doganave për një vit e gjysmë gjatë mandatit të parë të Trump.

Gjatë mandatit të parë të Trump, Homan ishte një përkrahës kryesor i politikës së diskutueshme të administratës për ndarjen e fëmijëve, në të cilën fëmijët e emigrantëve që hynë ilegalisht në vend mbaheshin larg prindërve të tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura