Analisti Dritan Hila komentoi sot në emisionin Open në News 24 ceremoninë e inaugurimit të Donald Trump si presidenti i SHBA-ve.
Hila tha se Trump do të ketë plotë sfida para. Këtu ai iu referua Kinës si një fuqi e madhe kundrejt Amerikës.
Dritan Hila: Mua më ngjason më shumë me Reaganin se sa me president tjetër. Mendoj që do kthejë epokën e artë, por kush ka qenë epoka e artë e Amerikës?
A do kthejë periudhën pas luftës së dytë botërore? Më duket pak e papërputhshme, sepse Amerika pas luftës së dytë botërorë ishte vend që nuk mund të krahasohet me sot…Trump pa diskutim ka sfida të mëdha përpara. Ky si Reagani ka përballë një fuqi të madhe, që është Kina.
Them që me ngjason me Reaganin në mënyrën e qasjes. Vecc se nuk do ketë kënaqësinë që pati Reagani që pa fundin e luftës së ftohtë, ndërsa Trump ka përballë një fuqi si Kina. Të shohim sa do jetë në gjendje të vendosë ato tarifat pesë përqind që ka thënë për NATO-n.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al