Donnarumma bëhet baba, vjen në jetë djali i tij! Ja emri që ka zgjedhur portieri për të porsalindurin

Sep 14, 2024 | 14:54
SHPËRNDAJE

Leo Donnarumma ka ardhur në jetë. Lajmi u bë i ditur nga portieri italian, Gianluigi ‘Gigio’ Donnarumma, i cili ka publikuar fotot nga materniteti të porsalindurit.

Gianluigi 'Gigio' Donnarumma, (3)

Partnerja e tij Alessia Elefante mësohet se ka sjellë në jetë fëmijën e tyre të parë ditën e djeshme, më 13 shtator.

“Leo Donnarumma 😍 24.09.13 ✨”, shkroi ai krahas imazheve ku mban në krahë të porsalindurin.

Gjithahtu edhe klubi i Paris Saint Germain, skuadra ku luan Donnarumma, ka bërë një njoftim në X: “Familja e Donnarumma është zgjeruar. Klubi i dërgon urimet më të mira Gigios dhe gruas që solli në jetë vogëlushin Leo. Nëna edhe fëmija janë mirë”.

Gianluigi 'Gigio' Donnarumma, (2) Gianluigi 'Gigio' Donnarumma, (1)

SS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura