Dosja 5D/ Elton Kacidhja mbi 3 orë në Prokurorinë e Posaçme: Ja për çfarë u thirra

Oct 9, 2024 | 14:32
SHPËRNDAJE

Elton Kacidhja ka dhënë deklarime këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posaçme për dosjen “5D” që po hetohet nga prokurori Klodian Braho.

 

elton kacidhja

Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve në Tiranë, në një përgjigje ndaj interesimit të mediave, konfirmoi se ka dhënë deklarime për rreth 3 orë, ndërsa theksoi se është thirrur në cilësinë e personit në dijeni.

Kujtojmë që Kacidhja është denoncuar disa herë nga Partia Demokratike, duke kërkuar që të arrestohet.

Sipas PD, Elton Kacidhja drejtori i UKT i ka dhënë tenderin e matësave të ujit Klodian Zotos.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura