Dosja e 21 janarit/ Dy vëllezërit e Hekuran Dedës paraqiten në SPAK për të dhënë deklarime

Jan 28, 2025 | 10:12
SHPËRNDAJE

Ditën e sotme janë paraqitur në SPAK për të dhënë deklarime Agim dhe Zabit Deda, vëllezërit e Hekuran Dedës, një prej viktimave të “21 janarit”.

21 janari

Zabit dhe Agim Deda do të merren në pyetje nga prokurorët e posaçëm për ngjarjen tragjike të 14 viteve më parë, ku gjatë një protestë të opozitës socialiste të asaj kohe humbën jetën 4 qytetarë të pafajshëm.

Më 21 janar të 2011, protestuesit Faik Myrtaj, Hekuran Deda, Aleks Nika dhe Ziver Veizi mbetën të vrarë nga armët e Gradës së Republikës gjatë një demonstrate të opozitës kundër korrupsionit të dyshuar të qeveritarëve të kohës.

Dosja tashmë është në duart e SPAK pas urdhrit të Gjykatës së Lartë dhe një vendim të Strasburgut që e quajti qartë krim shtetëror.

Kjo çështje është në hetim paraprak, dhe se po bëhen hetime shumë intensive thuajse të përditshme, por dinamika e ngjarjes është e atillë, që sjell nevojën për veprime hetimore të shumta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura