Dosja e “Sterilizimit” kalon për gjykim/ GJKKO: Ja për çfarë akuzohet Ilir Beqaj dhe 8 zyrtarët e tjerë

Jan 23, 2025 | 16:12
SHPËRNDAJE

GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen e “Sterilizimit” me 9 persona të akuzuar, mes tyre edhe ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Ilir Beqaj-deshmia-pranga-duar-Kuvendi-seanca-raporti-hetimi-ministri-makina-shoqerimi-burgu-hekura-xhupi (5)

Të pandehurit e tjerë të kësaj dosje janë Klodian Rjepaj, Ilir Rrapaj, Marsela Serjani, Saimir Kadiu, Petref Mersini, Arben Gjata, Genc Burazeri dhe Naile Ajazi (Abazi)”.

Ish-ministri, Ilir Beqaj, gjatë seancës së sotme gjyqësore në GJKKO, ka kërkuar që të gjykohet me procedurë të zakonshme dhe jo gjykim të shkurtuar.

Ai është shprehur para togave të zeza se do të provojë pafajësinë e tij, ndërsa të pandehurit e tjerë i qëndrojnë gjykimit të shkurtuar.

“Më janë shkelur të drejtat”, ka deklaruar në GJKKO ish-ministri, duke iu drejtuar togave të zeza: “Akuzat e mia i ka bërë PD, ndikimi juaj është politik. Vendimet tuaja i duartroket Sali Berisha.

Po ashtu, së bashku me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për dërgimin e çështjes në gjyq, dërgohet edhe kërkesa e të pandehurve Klodian Rjepaj, Ilir Rrapaj, Marsela Serjani, Saimir Kadiu, Petref Mersini, Arben Gjata, Genc Burazeri dhe Naile Ajazi (Abazi), për gjykim të shkurtuar.

Te pandehurit 

  1. Ilir Beqaj, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, kryer në bashkëpunim të posaçëm, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 135, 28/4 e 334/1 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 të Kodit Penal;
  2. Klodian Rjepaj, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, kryer në bashkëpunim të posaçëm, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 135, 28/4 e 334/1 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 të Kodit Penal, dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/3 e 25 të Kodit Penal;
  3. Ilir Rrapaj, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Vjedhjes”, me pasojë të rëndë, e kryer në bashkëpunim të posaçëm, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 134, paragrafi tretë dhe 28/4 e 334/1 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 të Kodit Penal;
  4. Marsela Serjani, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumentave” kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal;
  5. Saimir Kadiu, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumentave” kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal;
  6. Petref Mersini, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumentave” kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal;
  7. Arben Gjata, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumentave” kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal;
  8. Genc Burazeri, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumentave” kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal;
    9. Naile Ajazi (Abazi), akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumentave” kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal, trupit gjykues të themelit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura