“Dosja ndaj Berishës, lindje e dhimbshme”- Argita Malltezi tregon nëse i beson drejtësisë: Ka gjyqtarë të ndershëm, por…

Sep 19, 2024 | 23:08
SHPËRNDAJE

Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi thotë se nuk beson tek drejtësia shqiptare, por beson tek e vërteta.

argita malltezi

Të dhënat në dosjen voluminoze prej 500 faqesh, sipas saj janë gënjeshtra.

E ftuar në Open në News24, ajo thotë se dosja ndaj Sali Berishës është një lindje e dhimbshme.

“Kjo dosje është një lindje e dhimbshme, në fund padiskutim që do lindë e vërteta. Por derisa të lindë dhimbjet do jenë këto që po shohim”, tha Argita Malltezi.

Pyetje: A keni besim tek drejtësia, gjykatat?

Argita Malltezi: Kjo është një reformë që ka rrëmbyer dhe ka grabitur drejtësinë dhe Shqipërinë. Është ligji 95/2016 që flet për organet e drejtësisë. Përcaktojnë si SPAK ka të drejtë të survejojë privatësinë e gjyqtarëve. A kam besim unë? Unë kam besim tek e vërteta. Këto janë 500 faqe me gënjeshtra. A kam besim tek gjykata është njësoj si të thuash a beson tek reforma, kështu që përgjigja është JO. A ka në gjyqësor gjyqësor të ndershëm, ka. A do luftojnë këtë që të largojnë nga shorti gjyqtare që nuk kapen? Po. Kjo dosje është një lindje e dhimbshme, në fund padiskutim që do lindë e vërteta. Por derisa të lindë dhimbjet do jenë këto që po shohim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura