Dosja Partizani/ Dhëndri i Sali Berishës del nga SPAK pasi u njoh me akuzat e ngritura ndaj tij: Gënjeshtra

Sep 11, 2024 | 14:43
SHPËRNDAJE

Dhëndri i Sali Berishës ka dalë nga Prokuroria e Posaçme pasi u njoh me akuzat e ngritur ndaj tij për “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”.

jamarber malltezi4

“Të njëjtat akuza që kanë nisur, nuk presim asgjë. Pashë këto gënjeshtrat, aty isha vetëm 5 minuta”, tha Jamarbër Malltezi, për mediat.

Më pas ai shtoi: “Për fat të keq kanë gënjyer dhe janë të keqardhur kur shteti i përçmon e i bën të gënjejnë aq trashë. Nga njëra anë kemi Ramën që nxjerr 4 VKM për të vjedhur tokën e pronarëve privat dhe ndërtesë private për një shkollë publike. Nga ana tjetër keni disa familje pronare që i ndërtojnë falas shtetit kopsht dhe çerdhe, përveçse strehojë 41 familje informale në atë shkatërrim që ishte Ky është dallim, versioni i Ramës ëshët ta vjedhë tokën me gjithë ndërtesë për 1 euro, versioni i palës pronare ta blejë sipas ligjeve të shtetit, ta respektojë ligjet”.

Gjithashtu edhe kreu i PD-së Sali Berisha u mor i pandehur ditën e sotme nga SPAK dhe iu komunikua akuza për korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura