Dosja “Partizani” me Berishën dhe dhëndrin e tij të pandehur, vajza e ish-kryeministrit sqaron procedurën: Ja si qëndron e vërteta

Sep 19, 2024 | 22:33
SHPËRNDAJE

Argita Malltezi, vajza e ish-Kryeministrit Sali Berisha e konsideroi dosjen e SPAK për privatizimin e ish-kompleksit  sportiv ‘Partizani’, si një gënjeshtër të madhe.

berisha malltezi

Për këtë dosje, Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi janë marrë të pandehur. Por vajza e ish kryeministrit, Argita Malltezi teksa sqaron procedurat thotë se dosja është një gënjeshtër.

Ajo tha se nuk ka qenë Kryeministri Berisha që e ka nxjerrë ish-kompleksin Partizani nga plani i përhapjes së pronave të Ministrisë së Mbrojtjes.

“Familjet pronare që në 1995-1999-2001 kanë bërë kërkesa për privatizimin e klubit Partizani në bazë të ligjit që u ishte njohur që në 1996.

Ka një komunikim mes ministrit Ruli dhe Mediut në vjeshtë e 2005 që është me kërkesë të subjektit dhe jo familjeve pronare.

Në janar 2006 ministri Mediu bën një interviste të Gazeta Shqiptare dhe ndër të tjera thotë që ne do privatizojmë Klubin Partizani dhe atëherë familjet pronare vihen në lëvizje dhe i shkruajnë ne kemi të drejtën e parablerjes dhe privatizimi në takon ne.

Ligji i 1996 parashikonte deri në 5 mijë metra kthim pronash dhe u shteruan kërkesat pasi morën pronat te ish-ekspozita Shqipëria Sot, shtëpia e hungarezëve dhe ku i kishin. Në vitin 2004, ligji i miratuar nga  Nano hoqi limitin dhe këta bëjnë kërkimin për pjesën tjetër të pronave. ”, tha Malltezi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura