Dosjet e legalizimit/ Ministri i Drejtësisë jep lajmin: 15 mijë pronarë përfitojnë kompensimin duke nisur nga sot! Ja kush do ketë përparësi

Dec 31, 2024 | 11:25
SHPËRNDAJE

Në mbyllje të viti 2024, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja dha lajmin e mirë se 5200 familje ose 15 mijë individë do të përfitojnë një masë kompensimi për shkak të procesit të legalizimeve.

ulsi manja

Në një bashkëbisedim me gazetarët ai tha se vlera totale është 30 milinë euro dhe do të nisë nga sot dhe disbursimi do te behet deri te enjten.

Manja u shpreh se 70 përqind janë kompensuar në 5 këste, ndërsa kësti i gjashtë në masën 30% është detyrim i shtetit.

“Nuk mund të rrija pa bashkëndarë nëpërmjet jush me qytetarët një kartolinë urimi për 15 mijë individë, apo 5200 familje që duke nisur nga sot do të përfitojnë një masë kompensimi për shkak të procesit të legalizimeve një vlerë totale prej 30 mln eurosh që qeveria ka akorduar për të mbyllur një pjesë të këtij procesi. Sigurisht janë 9667 subjekte të cilat nga 2010 deri në 2024 janë kompensuar në masën 70 përqind për shkak të procesit të legalizimeve dhe nga ky vit, pjesa tjetër prej 30 % e masës së kompensionit ishte detyrë i shtetit. Bëhet fjalë për 5200 dosje ish pronarësh, pronat e të cilëve janë zënë nga ndërtimet informale. Kanë marrë 5 keste në masën 70 përqind dhe kësti i 6 prej 30 përqind do të ishte kompenson nga buxheti i shtetit. Secili nga 15 mijë individët do të ketë në nr e llogarisë masën e kompensimit. Në këto 5200 dosje që përfitojnë këtë masë kompensimi është ndjekur në rend kronologjik, kush ka aplikuar më herët dhe kush më vonë”, tha ndër të tjera Ulsi Manja, i cili thekso se në këtë masë kompensiomi me përparësi të shihen familjet me shumë persona, kategoritë vunerabël si dhe komunitet fetare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura