Drafti i Ramës për asociacionin, Klevis Balliu: Ka dalë haptas kundër Kosovës, trashëgimtar i linjës vëllazërore me Serbinë

Jun 8, 2023 | 16:22
SHPËRNDAJE

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka komentuar draftin e kryeministrit Edi Rama për asociacionin e komunave serbe në Kosovë.

348634362_650214100319854_4176485768039839378_n

Përmes një reagimi në Facebook, Balliu është shprehur se Rama është trashëgimtar i linjës vëllazërore me Serbinë.

Ai shtoi se Rama është në sytë e gjithëkujt në botë si një oficer i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Reagimi i Balliut:

Rama, haptas kundër Kosovës.

Rama është analizuar prej kohësh si një trashgimtar i linjes vllazërore me Serbine në gjurmët e themeluestit te kësaj marrdhenie, Enver Hoxhes.

Sigurisht ata që duhet ta dinë se ku dhe kur daton kjo histori për Ramën, e dinë fare mirë, por sot me deklaratat në parlament ku ai e sulmoi ashpër rezistencën e Kosovës dhe të drejtën mitologjike të saj, Pavarsine, nuk ka më të verbër.

Ai është në sytë e gjithkujtë në botë si një oficer i Vucicit, ai ka urrejtje rraciste për Kosovën njësoj si Serbët. Turbullirat e sotme politike nuk do ta shpëtojnë atë nga ndëshkimi Kombëtar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura