“Drejtësia po pastron skenën politike”- Zv.ministrja e Brendshme: S’kishte ndodhur kurrë të arrestoheshin ministra e deputetë! Opozita e dobët nuk na ndihmon

Sep 17, 2024 | 15:26
SHPËRNDAJE

Zv.ministrja e Brendshme dhe sekretarja për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në PS, Romina Kuko thotë se fakti që kemi një opozitë të dobët nuk i ndihmon. Sipas saj ekziston rreziku që strukturat por edhe punë që është bërë të mos duket e qartë.

romina kuko

E ftuar në News24, ajo u shpreh se kurrë më parë nuk ka ndodhur në të bien në rrjetën e drejtësisë, ministra, deputetë e zv.kryeministra.

Kuko tha se për reformën në drejtësi pati, por në po shohim që po pastrohet skena politike dhe kush ka halle me drejtësinë do të përballet me të pavarësisht postit që mban.

‘‘Fakti që kemi një opozitë të dobët nuk të ndihmon, sepse ke një rrezik që strukturat e tua nuk quhen.

Njerëzit kanë nevojë për një opozitë të fortë që të tregojë muskujt politik dhe kjo kërkon një punë të vazhdueshme.

Opozita më e mirë që një parti politike ka janë njerëzit.

Fakti që shumë eksponentë të PS, kemi një  zv.kryeministër që ka probleme me ligjin.

Tani kur ka ndodhur më parë që të kemi pasur deputetë, ministra e zv, ministra që të jenë hetuar apo goditur.

Ne kishim 3 alternativa kur u votua reforma në drejtësi, shumica e njerëzve e morën me shaka.

Shumica nuk besonin që do vinte kjo ditë dhe tani janë kapur në çargun e tyre, shumë politikanë kanë qenë skeptik se drejtësia vërtet do të funksiononte.

Korrupsioni nuk lindi me PS, ka qenë këtu shumë më parë dhe nuk mundet të zhduket me shkop magjik.

Ne duhet të shohim atë që drejtësia po bën përtej çdo vorbulle fjalësh e çdo akuze që po hidhet, por po pastron skenën politike dhe kush ka halle me drejtësinë do të përballet me të”, tha Kuko.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura