Drejtoresha e BB për Ballkanin Perëndimor: Migrimi, informaliteti dhe nën deklarimi i të ardhurave cenojnë përmbushjen e detyrimit për pagimin e pensioneve

Feb 5, 2025 | 9:38
SHPËRNDAJE

Drejtoresha e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Xiaoqing Yu, gjatë në konferencën ndërkombëtare për reformën në sistemin e pensioneve në Shqipëri, është shprehur se politikat e mira të pensionit do të ndikonte në vendosjen e barazisë midis brezave, qëndrueshmërinë buxhetore dhe ndikimin makroekonomik.

Ajo tha se qeveria shqiptare e ka vënë në krye të agjendës së reformave sistemin e pensionit duke marrë përsipër t’i japë zgjidhje problemit, por shtoi se migrimi, informaliteti dhe nën deklarimi i të ardhurave cenojnë përmbushjen e detyrimit për pagimin e pensioneve.

Yu: Së pari lëvdoj qeverinë e Shqipërisë që e ka vendosur në krye të agjendës së reformave sistemin e pensioneve. Reforma e pensioneve është e vështirë në çdo vend sepse ka të bëjë me jetën e qytetarëve dhe ndonjëherë shihet edhe si një problem afatgjatë.

Por, politikat e pensioneve që përmenden dhe bëhen sot do të ndikojnë në pensionistët e së ardhmes, punëdhënësit dhe kontribuuesit.

Kjo ndihmon të kesh një vizion afatgjatë, që t’i japësh një zgjidhje këtij problemi për të arritur mjaftueshmërinë, vendosjen e barazisë midis brezave, qëndrueshmërinë buxhetore dhe ndikimin makroekonomik.

Qeveria shqiptare e mori përsipër që t’i japë zgjidhje kësaj sfide që në vitin 2014, që e ka përmirësuar ndjeshëm sistemin e pensioneve.

Kjo reformë e ka modifikuar formulën e pensioneve që lidhet midis kontributet dhe pagesës së pensionit. Ka futur edhe një pension social, për t’i dhënë zgjidhje varfërisë në pleqëri. Gjithashtu ka rritur edhe moshës e pensionit.

Nga ana tjetër migrimi në shkallë të lartë, informaliteti me shkallë të lartë, nën deklarimi i të ardhurave cenojnë edhe përmbushjen e detyrimeve sa i takon pagimit së kontributit dhe pensioneve.

Qeveria shqiptare e ka kuptuar këtë situatë dhe rëndësinë që ka kjo për sistemin e pensioneve.

Ne do të punojmë për të përsosur më tej disa mekanizma për të patur një rrugë pa probleme në të ardhmen. Jemi në rrugën e duhur.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura