Drejtuesja e Shërbimit Sekret amerikan ka pranuar se atentati ndaj Donald Trump ishte “dështimi më i rëndësishëm operacional në Shërbimin Sekret në dekada”.
“Dështuam. Si drejtore e Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara, unë marr përgjegjësinë e plotë për çdo gabim sigurie,” tha Kimberly Cheatle.
Cheatle, e cila u përgjigj pyetjeve në Kongres, tha se siguria për ish-presidentin ishte rritur përpara të shtënave.
“Niveli i sigurisë i ofruar për ish-presidentin u rrit shumë përpara fushatës dhe është rritur vazhdimisht ndërsa kërcënimet evoluojnë,” tha Cheatle.
“Misioni ynë nuk është politik. Është fjalë për fjalë një çështje jete a vdekjeje”, tha drejtoresha e Shërbimit Sekret.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al