Drejtori i Monzës, Galiani: Më vjen keq për interistët, Napoli favorit

Jan 26, 2025 | 14:19
SHPËRNDAJE

Adriano Galiani thotë se Napoli është skuadra favorite për titullin kampion dhe këtë e lidh vetëm me faktin që Antonio Konte ka vetëm një kompeticion.

galliani-780x439

Drejtori i Monzës u pyet edhe në lidhje me çështje të merkatos, ku është folur për një kalim të mundshëm të mbrojtësit Palacios.

“Jemi në bisedime me Interin, por të shohim. Merkato e tillë është. Gjatë kësaj kohe ka vetëm thashetheme dhe në 2-3 ditët e fundit konfirmohen të gjitha lëvizjet. Edhe nga Monza kemi pasur disa lojtarë që kanë oferta, por nuk kemi vendosur. Titulli? Më vjen keq për miqtë e mi tek Interi, por Napoli është i avantazhuar. Kanë vetëm një kompeticion, ndërsa zikaltrit lodhen dhe shpenzojnë shumë energji në kompeticionet e tjera. Kam mësuar nga trajnerët e vjetër që stërvitjet gjatë javës shërbejnë për të sjellë sa më shumë karburant në këmbët e futbollistëve”, ka thënë Galiani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura