Me sytë nga merkatoja, Tiago Mota kërkon të ketë një alternativ më shumë në sulm. Mungesa e Arkadiuzh Milikut ka bërë që trajneri të humbasë durimin me të, por lajme të mira duken në horizont.
Arkadiuzh Milik mund të rikthehet më herët nga sa pritej, duke përshpejtuar kohën e rikuperimit. Qendërsulmuesi polak nuk ka luajtur kurrë këtë sezon për shkak të operacionit të dyfishtë në gju dhe javët e fundit është folur për një rikthim në janar.
Sipas “Sky Sport”, megjithatë, ekziston mundësia për një rikuperim të Milikut më shpejt nga sa ishte parashikuar. Polaku mund të rikthehet në mes të dhjetorit. Ky do të ishte një lajm i shkëlqyer për Motën, i cili deri më tani ka qenë gjithmonë i detyruar të aktivizojë Vlahoviçin, pasi nuk ka një zëvendësues të vërtetë për të.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al