“Duam të hyjmë në një fazë të re”- Rama me presidenten e KE: Ne e dimë sa vështirësi duhej të kapërcenim për ta kthyer BE me sytë nga Ballkani Perëndimor

Oct 23, 2024 | 16:26
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen, në Tiranë, është shprehur se pas çeljes së grupkapitujve të parë, Shqipëria do të hyjë në një fazë të re.

Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen, në Tiranë, është shprehur se pas çeljes së grupkapitujve të parë, Shqipëria do të hyjë në një fazë të re.

Rama u shpreh se është i vetëdijshëm se tashmë sfida për integrimin po bëhet më e vështirë, por shtoi se skuadra e tij ka treguar lartësinë e duhur për t’u përballur.

“Shqipëria është ulur në tryezën e negociatave për anëtarësim dhe ka hapur grupkapitullin e parë, duke mbyllur fazën e re. Duam të hyjmë në fazën e re, që kur të vijnë këtu të thoni ne duam Shqipërinë në BE.

Ne jemi të vendosur dhe siç ju e dini, skuadra jonë ka treguar se është në lartësinë  duhur për tu përballur me këtë sfidë. E dimë që sfida shkon duke u bërë më e vështirë, sepse bëhet fjalë për një sërë detyrash. Nuk po them sa janë që të mos tronditet askush, por janë mijëra dhe janë detyra të cilat duhet të përkthehen në ligje akte nënligjore, por edhe në prova të zbatimit të tyre.

Nga ana tjetër, është vizatë e veçantë kjo edhe për faktin që sot, pas kësaj konference do të përshëndesim studentët dhe pedagogët e Kolegjit të Europës në Tiranë.

Nga ana tjetër janë këtu bashkë me ju edhe për të konfirmuar dhe afirmuar të gjitha ato që Shqipëria i ka demonstruar në këtë rrugë të përbashkët, aspektin e të qëndruarit krah për krah, duke përfshirë pa kursim proceset që janë vlera dhe sfida që na bashkojnë dhe e gjithë kjo qasje vetëm do të forcohet dhe konsolidohet në vijim, jo vetë  duke dëshmuar realizimin e detyra, por edhe qëndrueshmëri në spektrin e afirmimit të vlerave që bashkojnë këtë komunitet”, tha Rama.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë i shprehi mirënjohje presidentes se KE-së, prezencës së BE-së në Tiranë dhe gjithë atyre që kanë kontribuar në procesin e integrimit të Shqipërisë.

Rama po ashtu tha se kanë kapërcyer shumë vështirësi për ta kthyer BE-në me sytë nga Ballkani Perëndimor.

“Nuk dua të zgjatem më shumë, sepse as çeljes së negociatave dhe ne momentin kur fillon turin, ka më shumë interes se çfarë doni të thoni ju.

Dua ta mbyll me një falënderim shumë të ndjerë dhe të posaçëm sepse pa vendosmërinë tuaj, pa mbështetjen e pa kushtëzuar të KE, pa bashkëpunimin e përditshëm me misionin e KE në Tiranë, pa ndërveprimin e vazhdueshëm me ata në Bruksel, kjo ditë nuk do të kishte ardhur.

Ne e dimë shumë mirë sa vështirësi duhej të kapërcenim për ta kthyer BE me sytë nga Ballkani Perëndimor, për ta afruar sa më shumë. Shumë faleminderit në emër të të gjithë shqiptarëve. Ne shqiptarët jemi të ndarë pothuajse në çdo gjë, jemi në gjende të bëjmë debat për ngjyrën e murit, për orën apo për datën, por ka një gjë për të cilën shqiptarët nuk kanë asnjë debat, që vendi i Shqipërisë është në BE dhe e ardhmja e fëmijëve tanë duhet të ndërtohet në BE. Nëse ka një mision të të gjithë shoqërisë, forcave politike, është të kontribuojnë që kjo të ndodhë më shprehjet. Mirëserdhët në vendin më pro BE-së në Europë”, tha Rama.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura