Duel shokësh në Pragë, hapi fals nuk lejohet! Bajrami dhe Çerni përplasen në një krah

Oct 11, 2024 | 9:04
SHPËRNDAJE

Prezenca e Nedim Bajramit në konferencën për shtyp përpara ndeshjes, të sjell kujtime të bukura nga Praga.bajramiTë gjithë e mbajmë mend atë eurogol të “Numrit 10”, kur tundi rrjetën e çekëve me një goditje spektakolare nga distanca dhe i dhuroi Shqipërisë një pikë të artë për kualifikimin në Europian, Por, sot do të jetë ndryshe. Luajmë për Ligën e Kombeve e megjithatë çekët do të kërkojnë revanshin dhe Silvinjo me qetësi mund të shfrytëzojë kundërsulmin. Një ndeshje ku gabimet nuk falen pasi të dyja skuadrat e kanë nga një humbje dhe hapi fals kushton shumë.

Kushton shumë për çekët që do të mbeteshin mbrapa dhe për më tepër që në nëntor duhet të vijnë në “Air Albania”. Një sukses i kuqezinjve do të përkthehej me 6 pikë në grup dhe synimet do të na përputheshin me ngjitjen një ligë më sipër, aty ku përballesh me kombëtaret “BIG”. Edhe pse Gjeorgjia duket në formë dhe ka marrë gjashtë pikë pa luajtur me Ukrainën, sërish vendi i dytë do të dërgonte Shqipërinë në një mini play-off me vendin e tretë të një lige më sipër dhe dy ndeshje do të vendosnin se kush do të qëndronte në Ligën A dhe B. Ana tjetër e medaljes është play-out-i për rënien në Ligën C dhe diçka e tillë e mundëson vendi i tretë kur të mbarojnë ndeshjet në grup. Nëse Ukraina është deri diku e pashpresë, “lufta” jonë është me Çekinë, se cila do të lërë kë mbrapa dhe gjithçka nis mbrëmjen e sotme në “Epet Arena”.

SHOKËT – Përveç se do të jetë përballja e katërt në histori me Çekinë, pa llogaritur ato në kohën e Çekosllovakisë, ky takim është në vetvete edhe një duel mes shokësh ekipi. Nedim Bajrami dhe Vasllav Çerni janë të dy pjesë e Rejnxhërsit në Skoci. Të dy luajnë si sulmues anësorë dhe vetëm krahu ndryshon, por duke qenë kundër njëri-tjetrit do të duhen të përplasen në të njëjtin krah. Qazim Laçi dhe Indrit Tuci janë pjesë e Spartës së Pragës, aty ku në kombëtaren çeke nga ky ekip luajnë Matej Rines dhe Martin Vitik. Nuk mbaron me kaq, pasi edhe Marash Kumbulla ka një duel me Aleks Kral, mesfushori i Espanjolit, aty ku luan edhe shqiptari jonë i mbrojtjes.

KRISTI SEJATLLARI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura