Dueli Spanjë-Angli, Iniesta: Do të doja të isha në këtë finale edhe 80 vjeç

Jul 12, 2024 | 11:10
SHPËRNDAJE

Andres Iniesta ishte protagonisti kryesor në prezantimin e sponsorizimit të ri të La Liga-s, i cili ka arritur marrëveshje me “Uber Eats” për tre sezonet e ardhshme. Iniesta, ambasador i kompanisë së shpërndarjes së ushqimit, më pas iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, ku natyrisht nuk mund t’i shmangej dhe ngacmimeve në lidhje me finalen e së dielës në “Euro 2024” mes Spanjës dhe Anglisë.Iniesta“Më jep një gëzim të madh të jetoj situatën që po përjetojnë lojtarët e kombëtares që ndodhen në Gjermani. Si tifozë futbolli, si vend, si futbollistë, si gjithçka në përgjithësi… Do të doja t’i përjetoja këto gjëra edhe sikur të isha 80 vjeç, por nga jashtë jam shumë i lumtur, shpresoj që të arrijmë qershinë mbi tortë, siç thonë ata, ndeshja e fundit, hapi i fundit, me këmbët në tokë, sepse ju keni Anglinë përpara me mundësinë për të fituar një titull. Shpresoj se ata mund të kenë atë nivel që kanë treguar në këtë turne dhe ata do të kenë shumë opsione për të fituar”, deklaroi Iniesta.

Ish-ylli i Spanjës ka treguar dhe pikën e fortë të ekipit sipas tij. “Ka një gjë që është shumë e qartë në këtë grup lojtarësh, ata janë shumë të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit, prandaj asaj që bëjnë dhe kjo është shumë e rëndësishme, kjo të jep paqe mendore. Kjo do t’i ndihmojë të fitojnë titullin”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura